E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga anëtarit të Kësh.Bashkiak, i dënuar në Itali

Foto Ilustruese

FIER- Fatmir Kajolli, 47 vjeç, aktualisht anëtar i Këshillit Bashkiak të Fierit, përfaqësues i partisë Republikane është arrestuar nga policia.

Mësohet se 47- vjeçari është i kërkuar nga policia italiane, dhe është arrestuar për qëllime ekstradimi. Ai është i dënuar nga gjykata e Romës dhe Milanos, përkatësisht me 16 dhe 24 vjet burg. Kajolli është dënuar nga drejtësia italiane pasi mbi të rëndojnë akuzat e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›