E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokracia e Re, konferencë për Vorio Epirin Ikonomu: Ti bashkojmë grekërit e Shqipërisë

Partia greke Demokracia e Re më 8 prill organizoi në hotelin DIVANI CARAVEL në Athinë konferencën me temë: Vorio Epiri, e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja.

Shefi për sektorin e politikë së jashtme të Demokracisë së Re, deputeti Panos Panajotopulos, në fjalën e tij ndër të tjera tha: Objektivi i DRe-së është mbijetesa e minoritetit grek në tokat dhe shtëpitë e stërgjyshërve të tyre. Shqipëria është e detyruar të zbatojë Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare. Ne si parti kemi treguar ndjeshmëri të lartë për minoritetin.

Me ardhjen në pushtet të Demokracisë së Re, do të ndryshojnë marrëdhëniet e trungut kombëtar me jugun e Shqipërisë, nuk do të bëjmë dallime mes partive dhe organizatave apo individëve kur bëhet fjala për minoritetin, kryetari ynë Andoni Samaras dhe personalisht unë do të jemi më afër grekëve në Jugun e Shqipërisë, ne do tju mbështesim qoftë në Greqi, apo në tokën e atdheut.

Anëtari dhe deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Kosta Barka në fjalën e tij ngriti problemin e përçarjes së minoritetit grek në Shqipërisë. Dy persona shkaktuan incident gjatë fjalimit të Barka duke thënë se përfaqësuesit tanë në Kuvendin e Shqipërisë nuk kanë bërë asgjë për minoritetin, nuk jemi të kënaqur për veprimet e tyre

Më tej kryetari i partisë MEGA, Kristaq Kiço, tha: Disa flasin për bashkimin e minoritetit, por në të vërtetë nuk po themi dhe nuk po bëjmë diçka për bashkimin. Ne jemi këtu me shpresën se Demokracia e Re do të bëj diçka drejtpërdrejtë për të zgjidhur problemet e minoritetit në vendin tonë.

Ish-Konsulli i Përgjithshëm, Theodhor Ikonomu, i cili është i akuzuar nga ministria e Jashtme greke për keqmenaxhimin e Konsullatës greke në Korçë deklaroi se: Në Korçë ka shumë grekë, por Greqia nuk është afër tyre. Duhet të themelohet një organ kombëtar ku të bashkohen të gjithë grekët e Shqipërisë. Në Kuvendin e Shqipërisë ka 8 grek, por është sikur nuk ka asnjë sepse ata asnjëherë nuk kanë folur për problemet e minoritetit.

Ndërkohë përshtypje të mëdha krijoi mungesa e përfaqësuesve të partisë PBDNJ dhe organizatës OMONIA, Vangjel Dule dhe Vasili Billano, edhe pse ishin të ftuar zyrtarisht shumë ditë më parë për të mbajtur kumtesë rreth temës së Konferencës.

Në konferenë morrën pjesë gjithashtu edhe deputeti Prokopis Pavlopulos, ish-ministrat dhe deputetët Kostis Haxhidhaqis, Nikitas Kaklamanis, Katerina Papakosta, Manolis Agjelakas. Pra, përfaqësues të lartë të partisë Demokracia e Re.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›