E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi Modeli per shperblimin e drejte e te plote te pronave

Deklaraten ministri i Drejtesise Eduard Halimi e beri dje ne konferencen e Keshillit te Evropes per vendimet Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut

Reformimi i te drejtes se pronesise ka qene ne qender te fjales se ministrit te Drejtesise Eduard Halimi ne tryezen e rrumbullaket Kapacitetet e brendshme efektive per zbatimin e shpejte te vendimeve te Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriutorganizuar nga Keshilli i Evropes. Ne fjalen e tij ministri i Drejtesise theksoi se Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Drejtesise kane bere perpjekje maksimale per reformimin rrenjesor te nje prej te drejtave me themelore te njeriut ate te pronesise. Jemi ne stadin e miratimit te nje dokumenti kyc perfundimtar strategjik i cili do te prezantoje nje vizion te qarte dhe prioritete specifike te matshme te arritshme dhe te monitorueshme. Strategjia kombetare e pronesise e qeverise shqiptare e cila eshte duke u konsultuar me ekspertet me te mire vendas dhe te organizmave nderkombetare do te paraqese ne menyre specifike parimet e dimensionit kushtetues dhe lidhen me interesin publik shperblimin e drejte parimin e drejtesise te proporcionalitetit dhe te shtetit social duke u bazuar absolutisht ne elaborimin e Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut dhe gjetjet dhe rekomandimet e Memorandumit te Komitetit te Ministrave te Keshillit te Evropes. - u shpreh ministri Halimi. Sipas Halimit strategjia kombetare e prones do te miratohet ne muajin e ardhshem do te kete nje plan veprimi konkret dhe plan masash krejtesisht objektive qe synojne dixhitalizimin teresor te regjistrit te tokes dhe pronave ne Shqiperi dhe te zbatojme perfundimisht dhe modelin e zgjedhur per shperblimin e drejte dhe te plote te sistemit te pronave. Ministri i drejtesise gjate fjales se tij theksoi se eshte bere progres i konsiderueshem ne respektimin e te drejtave te njeriut dhe per zbatimin e angazhimeve nderkombetare mbi keto te drejta te ndermarra nga ana e shteteve dhe kjo mund te thuhet vecanerisht mbi Shqiperine. Por sipas tij prapeseprape deri tani bota sot akoma nuk ka deshmuar drejt arritjes se nje shoqerie ideale. Krijimi i e kanaleve te komunikimit shperndarja e informacionit ne institucionet perkatese si dhe ndertimi i urave te bashkepunimit jane esenciale per ngritjen dhe funksionimin e nje sistemi qe do te ndihmonte ne ruajtjen e sistemit te krijuar nga Konventa Evropiane. Logjika e ketij sistemi mund te pershkruhet drejt synimit per krijimin e nje hapesire kushtetuese te perbashket per te gjitha shtetet anetare te Keshillit te Evropes ne te cilen mbreteron sundimi i ligjit dhe demokracia - eshte shprehur nder te tjera ministri. Sipas ministrit Halimi tema e ekzekutimit te vendimeve te Gjykates Evropiane ka marre nje rendesi te vecante ne ditet tona duke e zhvendosur gjithnje e me shume theksin ne parimin e subsidaritetit dhe krijimin e mekanizmave te brendshme nga vete ana e shteteve te cilat do te mund te siguronin nje shteg me te lehte per zbatimin e vendimeve te Gjykates Evropiane dhe prezantimin e mesazheve qe gjykata percon ne lidhje me zbatimin e Konventes ne nje shtet te caktuar. Gjykata Evropiane ne kohet e fundit ka insistuar per rolin e mekanizmave paraprake ne nivel vendas. Tryeza e rrumbullaket e zhvilluar dje ne Tirane me pjesemarres nga 33 shtete anetare te Keshillit te Evropes kishte si synim sigurimin e nje forumi ne te cilin shtetet anetare te KiE-se mund te shkembejne eksperiencen e tyre lidhur me kapacitetet vendase per zbatimin e vendimeve te Gjykates Evropiane te te Drejtave te Njeriut.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›