E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie ne pranga personi i dyte qe trafikoi 26 kg droge

Bie ne pranga dhe personi i dyte i akuzuar per trafikimin e 26 kg droge disa dite me pare ne portin e Vlores. Policia e Vlores ka arrestuar personin e dyte te dyshuar per tentativen e trafikimit te lendes narkotike ne drejtim te Italise. Nga puna hetimore e kryer nga ana e Departamentit te Hetimit te Krimit ne Drejtorine e Policise se Qarkut Vlore ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda ne vazhdimesi te operacionit policor te koduar Emigranti u be e mundur te arrestohej shtetasi Selim Likaj 54 vjec me arsim te mesem lindur e banues ne fshatin Lapardha komuna Kote e Rrethit te Vlores.

Arrestimi i 54-vjecarit u be pasi nga hetimet e kryera rezultoi se eshte bashkepunetor i shtetasit Julian Taraj 31 vjec lindur ne fshatin Gjorm te Rrethit te Vlores i cili ne kuader te ketij operacioni me date 12.12.2011 u arrestua ne flagrance nga strukturat tona ne piken e Kalimit Kufitar ne Portin e Vlores me 26 kg lende narkotike e llojit kanabis sativa. Behet e ditur gjithashtu se dy te arrestuarit bashkepunonin kryesisht ne gjetjen e lendes narkotike ne zonat e qarkut te Vlores dhe me pas kishin si qellim trafikimin nderkombetar te saj kryesisht ne tregun italian.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›