E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga bashkeshorteve moren 45 mije euro per lejen minerare

/ /

Gjate nje operacioni te Antikorrupsionit te njesise Task Force te koduar Koordinimi u arrestuan Majlinda dhe Agim Pashollari me akuzat ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike dhe pastrim i produkteve te vepres penale e mashtrim ne bashkepunim. Policia e kryeqytetit deklaroi dje zyrtarisht se bashkeshortet me ane te mashtrimit i kane marre nje qytetari nga Bulqiza 45 mije euro me pretekstin e nderhyrjes tek zyrtare te Ministrise se Ekonomise per te dhene nje leje minerare ne Bulqize. Por vec kesaj Majlinda dhe Agim Pashollari dyshohen se duke shfrytezuar lidhjet shoqerore i kane marre me ane te mashtrimit shumen prej 300 mije lekesh te reja motres se nje te denuari me qellim per te ndikuar tek funksionare te drejtesise per te ulur masen e denimit te vellait te saj. Sipas policise i denuari per te cilin pretendonin se do te nderhynin bashkeshortet per ti ulur denimin eshte Ilir Poci i denuar me 25 vjet burgim per vepren penale te vrasjes me dashje. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tyre ne Tirane policia sekuestroi ne cilesine e proves materiale praktika per aplikim per leje minerare te personave te ndryshem ne qytetin e Bulqizes.

ETLEVA DELIA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›