Pranga dy vëllezërve për tentativë vrasjeje
KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar paraditen e djeshme dy vëllezër nga një fshat i këtij rrethi, të cilët kanë qenë persona të shpallur në kërkim për veprën penale të vrasjes me dashje në bashkëpunim të mbetur në tentativë. Burime zyrtare të kësaj policie,bënë të ditur se janë arrestuar shtetasit Ermir Rakipllari, 20 vjeç dhe Mariglen Rakipllari, 19 vjeç, banues të fshatit Sovjan në rrethin e Korçës. Policia deklaroi se dy vëllezërit, në datën 31 dhjetor të vitit të kaluar, kanë plagosur rëndë me thikë në fshatin e tyre, shtetasin Genci Ismaili dhe më pas janë larguar duke u fshehur. Ngjarja sipas të dhënave që i referohen hetimeve, ka ndodhur për motive të dobëta.