Pranga gardistit, shfrytëzoi për prostitucion të miturën 15-vjeçare
E mbante si të dashur dhe njëkohësisht e nxirrte prostitutë duke i bërë presion e shpesh herë duke e detyruar të shkonte me para me kilentët VIP duke e keqtrajtuar. Kjo ka qenë historia e trishtë e një 15 vjeçareje në kryeqytet e cila është mashtruar nga një efektiv i Gardës pasi ai i ka premtuar dashuri madje edhe fejesë por ka përfituar nga e mituri. Sipas njoftimit të policisë së kryeqytetit ka arrestuar një efektiv të Gardës së Republikës, i cili akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Sipas burimeve të policisë 25-vjeçari Ilirjon Gjoni është ndaluar pasi dyshohet për shfrytëzimin e një vajze të mitur, për qëllime prostitucioni. Masa e marrë ndaj efektivit të gardës ka ardhur pas një kallëzimi penal nga një shtetase 15-vjeçare, e cila pretendon se për një periudhë 5-mujore është shfrytëzuar për prostitucion nga ana e 25-vjeçarit Gjoni. Policia njofton se nga hetimet e kryera nga ana e tyre pas kallëzimit të 15-vjeçares, Gjoni dyshohet për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese.
Hetimet
Ndërkohë, materialet procedurale në ngarkim të shtetasit Ilirjon Gjoni, i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme. Efektivët e seksionit kundër trafiqeve bëjnë me dije se 25-vjeçari Ilirjon Hajrulla Gjoni është ndaluar në të mërkurën në mbrëmje. Ilirjon Gjoni, i lindur në fshatin Derjan të Matit dhe me banim përkohësisht në Tiranë, punonte si efektiv në Gardën e Republikës. Gjoni u ndalua pasi nga hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë e kryeqytetit rezultoi se ai është autor i veprës penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese.
Precedenti
Fillimisht 25-vjeçari Ilirjon Gjoni ka pasur një histori dashurie me 15-vjeçaren dhe më pas dyshohet se e ka shfrytëzuar për prostitucion në disa motele në Tiranë. Edhe pse 25 vjeçari tashmë është arrestuar ndërkohë po hetohet edhe për personat me të cilët në këmbim të pagesës efektivi i gardës e ka dhënë si prostitutë të miturën. Kjo ceshtje vazhdon ende të hetohet derisa të bien në pranga edhe personat që e kanë shfrytëzuar 15 vjeçaren. Ndërkohë po merret në pyetje edhe vetë vajza dhe të afërmit e saj të cilët e njihnin gardistin pasi ishte prezantuar në familje duke i premtuar vajzës fejesë.
Krimi në familje, 70 vjeçari vret gruan dhe veten pas konfliktit
Sarandë/Krimi në familje ka goditur sërish në qytetin e Sarandës ku një 70 vjeçar pas një debati banal me të shoqen e ka vrarë atë me armë dhe pas disa minutash ka vrarë dhe veten. Një grindje banale mes bashkëshortëve dyshohet të jetë shkaku i krimit të dyfishtë, që përfundoi në një ngjarje tragjike për dy bashkëshortët Ismail Lelaj dhe Thëllënxa Ruko. Ngjarja që ka tronditur fshatin Bërdënesh të Sarandës ka ndodhur rreth orës 06:15 të mëngjesit të djeshëm, kur banorët të shokuar dëgjuan zhurma dhe më pas dy të shtëna arme dhe njoftuan policinë. Në vendngjarje u gjetën dy trupa në oborrin e shtëpisë së familjes Lelaj. Burime zyrtare thanë se Ismail Lelaj, 70 vjeç, ishte në gjendje tepër të rënduar për jetën me plumb në kokë dhe pranë tij një armë tip pistoletë TT mbi pllakat e oborrit. Vetëm tre metra më tej, në një pellg gjaku, u gjet edhe trupi i pajetë i Thëllëza Ruko, 57 vjeçe, të dy viktimat banues në Bërdenesh të komunës Aliko. Megjithëse efektivët i dhanë ndihmën të plagosurit të moshuar, ai ka ndërruar jetë vetëm pak minuta pas mbërritjes në spital si pasojë e plagës dhe hemorragjisë.
Hetimet
Më tej u ngrit një grup hetimor për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e këtij krimi. Nga këqyrja e kryer, pasi dyshohej edhe për një vrasje nga persona të tjerë, u zbulua se fillimisht Ismail Lelaj është konfliktuar në fjalë me bashkëshorten e tij, për motive që mbeten ende të paqarta, por fqinjët kanë dëgjuar se ka pasur zhurma e debat. Në këto momente 70-vjeçari ka qëlluar me dy plumba bashkëshorten, duke e lënë të vdekur dhe në momente depresioni, brenda dy minutave, është vetë vrarë me një plumb, duke mbetur i plagosur rëndë. Policia tha se në vendngjarje u gjet arma pistoletë dhe tre gëzhoja, bashkë me krehrin. Po kështu rezultoi se bashkëshortët jetonin vetëm, pasi tre fëmijët gjendeshin të ndarë, ose në emigracion.
Motivet e ngjarjes së rëndë
Çifti Lelaj e kishte martesën e dytë, ndërkohë që Ismaili nga martesa e parë nuk kishte fëmijë, kurse Thëllënxa kishte tre fëmijë nga martesa e parë. Familja nuk vuante probleme ekonomike, ndaj dhe hetuesit dyshojnë se motivet banale, apo ndonjë xhelozi e çastit mund të jetë bërë shkak për krimin e dyfishtë në vrasje-vetëvrasje. Priten edhe dëshmitë e banorëve dhe fëmijëve të çiftit për të zbuluar detaje më të hollësishme për ngjarjen.
Kërkohej në Tiranë, kapet duke
vënë baste në plazh i dënuari
Një i dënuar për akuzën e mashtrimit u arrestua nga policia e Durrësit pasi figuronte në listën e të kërkuarve është arrestuar ditën e djeshme. Agjentët e Operacioneve Speciale njoftuan se në lagjen nr. 13 Plazh, në ambientet e një lokali bastesh u kap Artan Shkoza, 43 vjeç, banues në Tiranë. Sipas dosjes hetimore, Shkoza është shpallur në kërkim më datë 2 korrik 2010, pasi Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendim të datës 28 korrik 2009, e ka dënuar në mungesë me 2 vjet e 8 muaj burg për veprën penale të mashtrimit. I arrestuari iu dorëzua shërbimeve të Policisë tre vjet me radhë kishte mundur tu fshihej uniformave blu.
I moshuari pi helm dhe vdes, familja e la azilin e pleqve
Fier/I trishtuar për shkak se të afërmit e kishin dorëzuar të jetonte në Azilin e pleqve një burrë i moshuar dyshohet se është flijuar në momente depresioni pak muaj pasi familjarët e kishin dërguar në shtëpinë e pleqve në Fier. P. A., 69 vjeç, nga fshati Veleshnje i Beratit, u dërgua nga punonjësit e azilit në spitalin rajonal të Fierit. Gjatë pyetjeve të bëra prej mjekëve i moshuari kishte pirë tre kokrra helmi të llojit fostoksinë. Megjithë ndihmën e marrë prej bluzave të bardha, helmi ka dhënë efektin fatal dhe i moshuari ndërroi jetë. Menjëherë një grup hetimor nisi verifikimin për zbardhjen e ngjarjes dhe do të pyesë si punonjësit e azilit.
Tiranë, sherr për motive pronësie, një i plagosur
Një sherr për motive pronësie ka çuar në plagosjen e një personi në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e djeshme në zonën pranë ish-parkut të autobusëve ku shtetasi Avni Nika i cili është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore. Sipas policisë është arrestuar shtetasi Abdyl Zgura i cili dyshohet se ka plagosur me armë Nikën ndërsa shkak për ngjarjen është pronësia. Konflikti për pronësinë duket se është përhapur ndjeshëm kohët e fundit ku vetëm dy ditë më parë një tjetër ngjarje ka shkaktuar një të vdekur dhe dy të plagosur rëndë.
Kosovari ekzekutohet në sy të
gruas bullgare për larje hesapesh
Durrës/Skënder Spahia është qëlluar me katër plumba pistolete, pak sekonda pasi kishte hapur derën e autoveturës së tij Citroen dhe po dilte prej saj. Vdekja e tij ka qenë e menjëhershme, kurse bashkëshortja u gjet e shokuar nga efektivët pak minuta pas të shtënave, e strukur në sedijen e pasagjerit të veturës. E kanë pritur derisa ka mbaruar darkën familjare dhe është kthyer te hyrja e pallatit, ku parkoi veturën Citroen, me targa AA635CG. Kur e kanë parë se ka fikur dritat dhe motorin, duke hapur derën për të dalë, dy të panjohurit kanë dalë nga cepi i pallatit në errësirë, të veshur sportiv dhe me kapele për tu maskuar, duke qëlluar katër herë në befasi. Nuk dihet nëse kanë qëlluar të dy me armë, apo vetëm njëri, por sipas gëzhojave në vendngjarje dyshohet se kanë pasur armë pistoleta. Viktima humbi jetën në vend dhe gruaja nuk ka dalë nga automjeti. Autorët e kanë parë, por qëllimi i tyre ka qenë vrasja e 44-vjeçarit. Gruaja bullgare nuk është cenuar, ndaj dhe hetuesit mendojnë se krimi është i paguar për larje hesapesh.
Mbytet në rezervuar 16