Albin Kurti: Elita politike në Tiranë është më patriote se ajo në Prishtinë
Intervista e Albin Kurti në Bugajski Hour në Albanian Screen
Ju jeni kritikuar për demonstratat në rrugë apo për politikën e rrugës, e cila ndiqet nga lëvizja juaj. Disa madje ju kanë akuzuar për dhunë. A mund t’u përgjigjeni këtyre akuzave?
Lëvizja jonë s’është e dhunshme. Nuk kemi dëmtuar kurrë askënd gjatë demonstrative dhe protestave tona. Por kemi dëmtuar pronën e regjimit. Ky ishte përdorim i dhunës ndaj objekteve,por asnjëherë dhunë ndaj njerëzve. Ne bazohemi te një tezë interesante, besoj edhe e drejtë, sipas së cilës ti mund të jesh i dhunshëm vetëm ndaj një subjekti që bën rezistencë. Ne s’mund të jemi të dhunshëm kundër kësaj tavoline apo kësaj gote. Ne mund të përdorim forcën kundër saj. Por ne s’kemi përdorur kurrë force apo dhunë kundër njerëzve. Nëse unë jam një taksapagues dhe paguaj për pronën e shtetit, nëse dikush e shkatërron atë, unë nevrikosem. Nuk është dhunë kundër meje personalisht, por kundër punës që kam bërë. Mendoj se dëmi material që kemi bërë s’mund të krahasohet me dëmin që është bërë gjatë këtyre viteve përmes bisedimeve me Serbinë nga një anë,duke toleruar sundimin ndërkombëtar,dhe nga ky privatizim brutal që u krye menjëherë pas përfundimit të luftës. Ne kishim qëllim të mire dhe interes të përbashkët. Mendoj se njerëzit janë në dijeni për këtë,dhe shpesh i kemi shkruar sloganet tona në mure private,ku njerëzit na ftonin të shkruanim “Vetëvendosje – Jo bisedime” në muret e tyre.
Më lejoni t’ju pyes më specifikisht, sepse ju keni disa pikëpamje mjaft të forta për qeverinë e Prishtinës dhe Kosovës. Ju e kritikoni atë për një sërë çështjesh. A mund të specifikoni cilat janë problemet kryesore përveç çështjes së vetëvendosjes? Sipas jush, cilat janë problemet kryesore me qeverinë e Prishtinës?
Modeli i qeverisjes dhe ai ekonomik janë shumë problematikë. Në këtë sistem, edhe nëse do të fusje engjëj, do nxirrje djaj. S’mendoj se këta njerëz janë imoralë apo të këqij në vetvete. Ata nuk janë të këqij në vetvete. Janë njerëz që janë futur në këto procese,dhe tani janë bërë shumë të pasur,por vendi ynë po bëhet gjithnjë e më i varfër. Territori ynë po dëmtohet,buxheti po dëmtohet sikurse dhe reputacioni ynë ndërkombëtar. Së fundmi kemi një poshtë shënim për emrin e Kosovës,ku fjala “republikë” është hequr. Në thelb, ky poshtë shënim vë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës.Eshtë një hap prapa në krahasim me mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Modeli ekonomik është i gabuar,sepse privatizimi u prezantua si një e vërtetë matematike. U mendua se pasojat do të ishin zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia. Tani shohim një tjetër “të vërtetë matematike”. Është asfalti. Jo infrastruktura si sistemi i kanalizimeve apo sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm. Le ta mbulojmë Kosovën me asfalt dhe për pasojë do kemi zhvillim dhe mirëqenie. Nuk ndodhi herën e parë, s’ka për të ndodhur as herën e dytë. Na nevojitet një përqendrim i kapitalit. Na nevojitet një vlerë e shtuar për ekonominë tonë, e cila thuajse nuk ka prodhim duke qenë se kemi këtë deficit tregtar të madh. Ne importojmë 11 herë më shumë se sa eksportojmë. Kosova është shtet i thjeshtë,e për pasojë i dobët. 78% e buxhetit të shtetit të Kosovës mblidhet në Doganë. Ne kemi nevojë për një shtet të sofistikuar,që më pas të bëhet shtet i fortë .Kjo nënkupton se duhet të mbledhim para nga taksa mbi të ardhurat, edhe nga taksa mbi fitimin. Për ta bërë këtë, duhet të kemi një shtet më të sofistikuar. Mendoj se politikanët tanë janë…Siç themi ne, politikanë gjatë ditës dhe biznesmenë gjatë natës. Ata janë pasuruar shumë shpejt,përmes mënyrash të jashtëligjshme e janë bërë pjesë e problemit.
Do thoshit se misioni i EULEX-it ka dështuar apo ka pasur disa arritje të kufizuara gjatë viteve të fundit? Këshillat tuaja për të ardhmen e vendit nënkuptojnë tërheqjen e pavarësisë së mbikëqyrur?Çfarë nënkupton ajo për Planin e Ahtisarit? A do të ketë një kushtetutë të re të mundshme?Si do të vendoset kjo? Si e shihni rolin dhe kontekstin ndërkombëtar të statusit tuaj?
Në mënyrë paradoksale, mendoj se EULEX-i nuk ka bërë thuajse asgjë në Kosovë, por njëkohësisht nuk ka dështuar. Ata e përshkruajnë veten si operacioni për menaxhimin e krizave. Ata nuk janë atje për ta eliminuar krizën,por për të parandaluar shpërthimin e saj. Për aq kohë sa në Kosovë nuk ka luftë,për aq kohë sa konflikti nuk përsëritet,për ata misioni është i suksesshëm. Tre vjet më parë, na vizituan disa studentë nga Universiteti i Konstancës në Gjermani. Unë pashë që në programin e tyre master shkruhej “Menaxhim i konfliktit”. I pyeta se ç’ndodhi me fjalën “zgjidhje”? Ajo ishte fjalë shumë e mirë. “Zgjidhje e konfliktit”. Tani është “Menaxhimi i konfliktit”. Gjithçka filloi me konceptin e menaxhimit të krizës,në korrik të vitit 2006. Në atë kohë, Javier Solana ishte përfaqësues i lartë i BE-së. Ai ishte përgjegjës për politikën e sigurisë dhe atë të jashtme në BE. Mendoj se mishërimi i atij koncepti është misioni i EULEX-it për menaxhimin e krizave. Kur thonë “sundimi i ligjit”, ata nuk përmendin të drejtat e njerëzve apo drejtësinë për qytetarët. Ata nënkuptojnë qëndrueshmëri afatshkurtër dhe siguri. Duhet të largohemi nga kjo…
Shumë analistë mendojnë se ju e interpretoni mjaft mire atë që po ndodh në Kosovë. Jeni i mirë në opozitë. Por ata ju konsiderojnë si një rrezik të mundshëm në qeveri,sepse do të ishit destabilizues, jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin.
Si do t’i përgjigjeshit kësaj akuze?
Nëse “Vetëvendosje” do të jetë nesër në qeveri, ne do të fillonim menjëherë bisedimet me Brukselin, Nju Jorkun, Uashingtonin, për të ripërcaktuar praninë e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë. Ne nuk jemi kundër pranisë së komunitetit ndërkombëtar, por jemi kundër karakterit aktual të kësaj pranie. Ne duam misione ndërkombëtare që do të na ndihmojnë të zhvillohemi, që do të na ndihmojnë në fushën e demokracisë dhe drejtësisë, dhe jo vetëm policë, gjykatës dhe prokurorë për të disiplinuar shoqërinë. Pra, ne do ndryshonim natyrën e misionit. Ne nuk duam që EULEX-I dhe misionet e tjera ndërkombëtare të bëjnë gati valixhet dhe të largohen menjëherë. Ne duam të kemi profesorë, doktorë, specialistë të bujqësisë nga BE-ja. Në këtë mënyrë, ta ndihmojmë Kosovën të bëhet një shtet normal. Ata na krahasojnë gjithmonë me Afganistanin apo Palestinën. Ndonjëherë edhe me Bosnjën. Ata thonë “+2″,shënimi për Kosovën. Është më mirë të na krahasojnë me Slloveninë e të marrim notën “-10″.Vetëm përmes një reference normale mund të bëhemi një shtet normal,mund të kemi një proces normalizimi. Nën këtë frymë, do fillonim bisedime të reja me komunitetin ndërkombëtar. Flisni për zhvillimin e marrëdhënieve kontraktuale me BE-në dhe jo për marrëdhënie mbikëqyrjeje. Fakti që 5 vende të BE-së s’e njohin pavarësinë e Kosovës do ta pengojë unionin në krijimin e këtij partneriteti,e kësaj marrëdhënieje kontraktuale me Kosovën. Si mund t’i fitojmë këto 5 vende që nuk ju njohin pa të cilët nuk do të këtë unanimitet në Bashkimin Evropian?Si mund ta çojmë përpara këtë proces? Nuk do të jetë e lehtë, sepse ka vende si Qiproja, të cilat thonë: “Edhe nëse Serbia do ta njihte Kosovën, ne nuk do ta pranonim.”Gjithsesi, ne nuk duhet ta kufizojmë veten në këtë kornizë multilaterale. Në të gjitha organizatat multilaterale Kosova nuk arrin marrëveshje të mira,sepse ata veprojnë përmes konsensuseve dhe mbështeten tek emëruesi i tyre i përbashkët. Na nevojiten shumë marrëdhënie bilaterale. Këtë do fillonim t