E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga gruas, hyn me armë në ministrinë e Jashtme

TIRANË- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e djeshme në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku një 36-vjeçare është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi i është gjetur një pistoletë në çantë.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se në pranga ka rënë 36-vjeçarja Margarita Zenelaj.

“Nga komisariati i Policisë Nr.1 Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i Margarita Zenelajt, 36 vjeçe, lindur në Lushnje dhe banuese në Tiranë. Arrestimi i saj u krye, pasi nga kontrolli i ushtruar në çantën e saj u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë tip ‘Parabel’, me një krehër me 8 fishekë.”,– thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›