Shpërthim eksplozivi në banesën e nëndrejtorit të Policisë së Tiranës
TIRANË- Shpërthim me lëndë eksplozivi në banesën e nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Dorian Muca.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit në banesën e familjes Muca në lagjen pranë parkut të autobusave në rrugën ‘Frosina Plaku’.
Mësohet se gjatë shpërthimit Dorian Muca ndodhej me familjarët e tij në katin e 5-të të banesës së tyre dhe fatmirësisht nuk raportohen të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale të shtëpisë.
Lënda shpërthyese është vendosur në derën e jashtme të banesës së nëndrejtorit për hetimin dhe parandalimin e krimit në Policinë e Tiranës ,ndërkohë që forca e shpërthimit ka shkaktuar dëmtime edhe në banesat e tjera pranë.
Nuk mund të flitet ende për identifikimin e autorëve, ndërsa pista e parë e hetimeve lidhet me detyrën që ushtron në polici Dorian Muca. Grupi hetimor nis hetime.
PISTA E HETIMIT
Nga hetimet paraprake pista e parë lidhet me detyrën që ushtron në polici Dorian Muca, si nëndrejtor për hetimin dhe parandalimin e krimit në Policinë e Tiranës
Grupi hetimor i policisë ndodhet në vendngjarje, ndërkohë që korespondenti i News24, Spartak Koka bën me dije se grupi hetimor nga hetimet paraprake bën me dije se në derën kryesore është një kamër sigurie që ka filmuar gjithë skenën e shpërthimit. Do jenë pamjet filmike që do të përcaktojnë identikitin e personave dhe do të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.
Në terren janë angazhuar gjithë strukturat e policisë dhe drejtues të lartë të saj.
(el.me/BalkanWeb)