Pranga mashtrueses “amerikane”
Arrestohet supermashtruesja që prezantohej si punonjëse e ambasadës amerikane dhe premtonte punë në ambasadë dhe viza për në SHBA, duke kërkuar nga viktimat e saj një kapar prej 160 mijë lekësh të reja.
Dashamir Biçaku
Hanëme Shandori, 52 vjeçe, është prangosur nga policia e Tiranës në banesën e saj pranë zonës së ish-Bllokut, gjatë operacionit të koduar “Rruga e Elbasanit”. Në ngarkim të saj kanë mbërritur deri më tani tre kallëzime nga tre persona të dëmtuar nga veprimtaria mashtruese e gruas. Prej 6 muajsh, Hanëme Shandori prezantohej si punonjëse e ambasadës amerikane, duke pretenduar se kishte mundësi dhe hapësirë veprimi e bashkëpunimi në këtë ambasadë. Kjo mënyrë prezantimi e 52-vjeçares kishte dhënë efekt të bindte më tepër se 23 persona të ndryshëm, që kërkonin të gjenin punë apo një mundësi udhëtimi në drejtim të SHBA-së. Praktikat e këtyre personave janë gjetur nga policia e kryeqytetit në banesën e të arrestuarës, ku veç këtyre dokumenteve janë bllokuar edhe sende të tjera, që provojnë veprimtarinë e saj kriminale. Pas një kafeje të shkurtër të paguar nga vetë kërkuesit për punë apo vizë në zonën e ish-Bllokut, e arrestuara u merrte personave dokumentacionin e kërkuar. Gjatë kafes që zgjaste mesatarisht 20-30 minuta, e dyshuara u prezantonte planin e saj të interesuarve, sipas rastit nëse ata donin të pajiseshin me vizë apo të fillonin një punë të mirë dhe me pagë të mirë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Në rast të aplikimit për vizë përdorej versioni për marrjen e një vize në ambasadë për qëllime mjekësore në drejtim të SHBA-së. Personi që kërkonte të pajisej me vizë duhej të paraqiste një ekzaminim mjekësor, epikrizë si dhe një kontratë punësimi në Shqipëri, e po kështu dokumente që vërtetonin se ishte i padënuar. Këto dokumente me përjashtim të kërkesës për vizë kërkoheshin nga Hanëme Shandori, edhe në rastet kur ajo u premtonte të dëmtuarve gjetjen e një pune në ambasadë. Pasi merrte lekët dhe komunikonte disa herë në telefon me të interesuarit, e dyshuara zhdukej. Ajo ndryshonte numrat e telefonit dhe adresat e kontaktit, ndërsa personave që u kishte marrë paratë nuk u mbetej asnjë mundësi. Kjo praktikë është zbatuar nga e arrestuara në 23 raste qytetarësh. Tre prej tyre jo vetëm që nuk morën vizë dhe nuk u punësuan në ambasadë, por humbën edhe paratë që kishin paguar si kapar.