Vrasja e deputetit, Reagon politika: Të zbardhet krimi
Deputetët e Parlamentit shqiptar, janë zhvendosur të gjithë në Roskovec të Fierit për t’i bërë nderimet e fundit kolegut të tyre, Fatmir Xhindi. Ata kërkojnë zbardhjen urgjente të vrasjes.
Deputetët PS
Deputetët e Partisë Socialiste janë zhvendosur të gjithë në Roskovec të Fierit për t’i bërë nderimet e fundit kolegut të tyre, deputetit me 3 legjislatura, Fatmir Xhindi.
Socialisti Marko Bello e cilësoi ngjarjen e ndodhur mbrëmë në Roskovec të Fierit si shumë të rëndë “Kam 5 vjet deputet dhe kam bashkëpunuar me të. Xhindi ishte një deputet i qetë dhe të gjithë janë të tronditur mbi atë cka ndodhur” tha në një lidhej telefonike për tha deputeti Be Ngjarja duhet të zbardhet sa më shpejt”.
Deputetja PS-së Rajmonda Stefa thotë se është befasuar për vrasjen dhe se gjatë ditës së djeshme Fatmir Xhindi nuk ka pasur ndonjë takim për fushatën paraelektorale.
“Jemi të befasuar për vrasjen. Fatmir Xhindi ka qenë një njeri i qetë, dhe jo konfliktual. Fakti që është zgjedhur 3 herë nga e njëjta zonë si deputet konfirmon cka thashë më lart”.
Deputeti Socialist Kastriot Islami në një prononcim telefonik për tv NEWS 24 e cilësoi ngjarjen si shumë të rëndë dhe që ka impakt në të gjithë vendin dhe si dëshmi “se siguria nuk është në nivelin e duhur”. Islami kërkon zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe dënimin maksimal për autorët e atentatit.
Islami thotë se Xhindi njihej si njeri kominikues dhe që nuk i afrohej konfliktit dhe se do të mbetej në kujtesë si deputet i përkushtuar në detyrën e tij.
LSI, Meta
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta tha se ngjarja është kriminale dhe dëshmon se siguria në këtë vend është serioze. “Ngjarja është kriminale dhe shokuese pasi jo vetëm që është vrarë një shtetas por tregon dhe një problem serioz të sigurisë në këtë vend dhe kërkon zbardhjen e menjëhershme të autorëve në menyrë që opinioni të qetësohet sa më shpejt.
Dobjani
Avokati i Popullit Ermir Dobjani në një prononcim për NEWS24 tha se Fatmir Xhindi tha se e njihte deputetit socialist si një njeri të qetë dhe jo konfliktual. Ai bëri apel që të zbardhet sa më shpejt vrasja e ndodhur mbrëmë afër banesës së deputetit në Roskovec të Fierit.
Rama
Kryetari i PS-së Edi Rama, i cili ndodhej pranë familjarëve të deputetit Xhindi në orët e para të mëngjesit të sotëm tha se ngjarja ishte shumë e rëndë dhe që trondit vendin. “U vra një qytetar që përfaqëson shumë qytetarë të tjerë. Shpresoj që vrasja të zbardhet sa më shpejt.
Topi
Presidenti Bamir Topi e cilësoi si ngjarje jashtëzakonisht të rëndë është një akt kriminal i pashembullt që duhet zbardhur pa humbur kohë, duke i dhënë autorëve përgjigjen e merituar. Kryeministri Sali Berisha siguroi se do të merren të gjitha masat për të zbardhur vrasjen dhe autorët të vihen para ligjit.
Topalli
Edhe Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli udhëtoi në orët e para të mëngjesit të sotëm drejt banesës së deputetit të vrarë socialist Fatmir Xhindi. Ajo e cilësoi ngjarjen kriminale që ka goditur të gjithë Kuvendin. “Jemi të tronditur për humbjen e një deputeti që ka një kontribut 12 vjecar. Ngushëllime familjes. Jam i sigurtë se institucionet e drejtësisë do e dënojnë me dënimin më të ashpër”