Barrozo, mbështetje unanime nga 27-shja për rizgjedhjen
Liderët e Bashkimit Evropian i kanë
dhënë unanimisht mbështetjen e
tyre, Jose Manuel Barrozos për një
mandat të dytë në krye të Komisionit
Evropian, duke i dhënë kështu fund
muajve të gjatë të spekulimeve për
emrin e Presidentit të ardhshëm. Gjatë
fjalimit të tij të djeshëm, pas emërimit,
Barrozo paraqiti edhe disa nga planet e
tij të ardhshme për në mandatin e dytë.
Mbështetja që mori Barrozo ishte unanime
nga të gjitha vendet anëtare dhe
sipas liderit, kjo erdhi sepse ai gjatë gjithë
kohës që kishte drejtuar organizatën
i kishte konsideruar të gjitha vendet, të
mëdha e të vogla si të barabarta. Barrozo
vjen nga një parti e djathtë, ndaj mori
mbështetjen e fuqishme të së djathtës së
qendrës që ka shumicën në Parlament.
Për sa u përket socialistëve, ata i kërkuan
Barrozos garanci për balancimin e
qëndrimit të tij të theksuar pro biznesit
dhe industrisë. Sipas vetë Barrozos,
dy prioritetet e tij janë dalja nga kriza
financiare dhe mjedisi e klima. Nëse do
të miratohet nga Parlamenti në korrik,
ai do të mbajë edhe një mandat tjetër.