Pranga ne Tropoje kosovarit te denuar ne Belgjike
BAJRAM CURRI - Arrestohet ne Qafe-Morine te Tropojes nje 34-vjecar nga Gjakova. Milot Juniku eshte arrestuar nga forcat e policise kufitare te Tropojes mbremjen e djeshme ndersa po kalonte per ne territorin e Shqiperise permes vendkalimit kufitar te Qafe-Morines ne kufirin Kosove-Shqiperi. Shefi i Policise Kufitare per rajonin e Tropojes Naim Biberaj ka bere te ditur se arrestimi i Junikut eshte bere rreth ores 2100 te se premtes me arsyetimin se ishte shpallur ne kerkim nderkombetar nga autoritetet belge te drejtesise pasi ishte denuar ne mungese me 4 vjet e pese muaj burgim per vepren penale te vjedhjes me arme vjedhje permes celesave te kopjuar dhe pjesemarrjen ne organizata kriminale. Pas arrestimit shtetasi kosovar nga Gjakova eshte izoluar ne dhomat e paraburgimit te Komisariatit te Policise se Tropojes. Ne baze te procedurave ligjore ne fuqi autoriteteve belge do tu duhet qe brenda 40 ditesh te paraqesin ne Gjykaten e Shkalles se Pare te Tropojes te gjithe dokumentacion e nevojshem per ekstradimin e te arrestuarit.
4 Tetor 2010