E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijojne edhe sot kerkimet per kapjen e Admir Tafilit

Policia e shtetit vijon kerkimet per te gjetur gjurme te te arratisurit Admir Tafili. Pavaresisht arrestimeve dhe shkarkimeve qe ministria e drejtesise vendosi nje dite me pare ende nuk ka te dhena per bashkepunim te qellimshem per te ndihmuar te burgosurin te arratiset. Nderkohe policia e shkodres ka ngritur postoblloqe te shumta ne rruget dalese te qytetit si dhe ne pikat doganore ne Hanin e Hotit dhe Murriqan nese i arratisuri tenton te kaloje kufirin. Gjithashtu mesohet se prokuroria e Shkodres ka nisur hetime ne disa pista per arratisjen e Admir Tafilit nderkohe qe nuk eshte marre asnje mase per familjen e tij.
Nderkaq Prokuroria e Shkodres preu nje dite me pare 10 flete arresti per ata qe ajo i quan fajtore per arratisjen e Admir Tahirit. Tete police te grupit te shoqerimit shefi i policise se burgut te Shenkollit Nazmi Demirxhi si edhe mjeku i burgut jane prangosur nen akuzen e shperdorimit te detyres.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›