Euro false nga Italia zbulohet banda e te rinjve qe i shperndante
Artan CENA
DURRES - Zbulohet dhe shkaterrohet nje grup qe merrej me shperndarjen e parave false ne Durres dhe me gjere. Burime zyrtare nga uniformat blu kane bere te ditur se mengjesin e djeshem gjate operacionit te koduar Vollga kane vene ne pranga dy te rinj ndersa nje i trete eshte shpallur ne kerkim. Me shkaterrimin e ketij grupi te parave false policia tha se ka zbuluar dhe nje rruge te re te futjes se tyre ne Shqiperi. Nese deri tani rruget tradicionale nga ku vinin eurot false ishin Maqedonia dhe Kosova te arrestuarit e djeshem i kishim marre ato nga Italia. Personat e arrestuar jane Romeo Cuka 19 vjec dhe Rigels Maksuti 22 vjec te cileve gjate kontrolleve u eshte kapur sasia prej 2 mije eurosh te falsifikuar si dhe nje pistolete. Burimet saktesojne se nje tjeter person E. Greca qe konsiderohet si kreu i grupit eshte shpallur ne kerkim. Ato kane deklaruar se cilesia e parave te falsifikuara ishte e larte.
AKSIONI
Policia e Durresit ka goditur nje grup te venies ne qarkullim te eurove te falsifikuara. Gjate aksionit jane bllokuar si prova materiale 2 mije euro te falsifikuara. Aksioni eshte ndermarre nga efektivet e Krimit Financiar ne bashkepunim me Komisariatin e Shijakut me Drejtorine e Forces se Posacme Operacionale ne Policine e Shtetit si dhe me Prokurorine e Durresit. Aksioni eshte bere pas disa jave hetimesh aksion qe perfundoi me arrestimin ne flagrance te dy personave si dhe shpalljen ne kerkim te nje te treti. Ne pranga kane rene Romeo Cuka 19 vjec Rigens Maksuti 22 vjec. Gjithashtu eshte bere dhe shpallja ne kerkim dhe po vazhdon puna per kapjen e 25-vjecarit E. Greca 25 vjec. Te tre te rinjte jane me banim ne Shijak. Arrestimi ne flagrance i dy te rinjve eshte bere per arsye u jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale sasia prej 2000 eurosh ne kartemonedha te prerjes 20-eshe te cilat dyshohet te jene te falsifikuara.
HETIMET
Hetimet ndaj te rinjve kishin nisur disa jave me pare. Nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se i perfshire ne kete veprimtari eshte edhe E. Greca te cilit gjate kontrollit te baneses iu gjet e sekuestrua ne cilesine e proves materiale edhe nje arme zjarri pistolete e kalibrit 8 milimeter si dhe 14 cope fisheke qe i mbante pa leje. Nga hetimet e deritanishme mendohet se sasia e eurove te falsifikuara ka hyre ne Shqiperi nga Italia dhe ishte e destinuar per tregun e brendshem. Operacioni i policise eshte duke vazhduar ne bashkepunim me Prokurorine e Durresit. Kjo e fundit po vazhdon kryerjen e hetimeve te metejshme me qellim identifikimin dhe venien para pergjegjesise ligjore edhe te personave te tjere te implikuar ne kete aktivitet te paligjshem. Dosja me materialet procedurale per veprat penale te falsifikimit te monedhave dhe prodhimit e mbajtjes pa leje armeve luftarake iu kaluan Prokurorise Rrethit Gjyqesor Durres.
4 Tetor 2010