E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga oficerit komando, mori peng një të ri pas prishjes së pazareve për drogën

Përparim Halili, oficeri i forcave komando të ushtrisë është arrestuar për pengmarrje në Tiranë. Dyshohet se ngjarja ka pasur si motiv prishjen e pazareve të drogës mes të rrëmbyerit dhe autorëve të pengmarrjes.

Sipas gazetës Panorama, mosmarrëveshja lidhej me fitimin e ardhur nga transportimi i një sasie të konsiderueshme hashashi nga Lazarati drejt Maqedonisë.

Valer Krasniqi është mbajtur peng për katër orë në zonën e Paskuqanit dhe kur autorët janë vënë në dijeni se po ndiqen nga Policia e Tiranës, e kanë hedhur jashtë makine dhe kanë vajtur janë ulur në një lokal për të humbur gjurmët.

Me të hyrë në lokal forcat e policisë, ushtaraku Përparim Halili iu ka drejtuar pistoletën, por nuk ka qëlluar ndaj tyre.

Në këtë kohë shërbimet operacionale kanë ndërhyrë duke bërë të mundur arrestimin e ushtarakut Halili dhe të dy bashkëpunëtorëve të tij, Emilio dhe Ermir Muja, të afërm të komandos të batalionit special.

Në kërkim janë shpallur edhe dy shtetas maqedonas, të cilët mendohet të kenë qenë ideatorët e pengmarrjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›