E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga pedagogut, ryshfet për një notë kaluese

ELBASAN- Një pedagog i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit është ndaluar nga policia dhe dy të tjerë janë në hetim, nën akuzën e marrjes së ryshfetit në këmbim të dhënies së provimit.

Mësohet se i ndaluar është Pëllumb Kllogjeri, pedagog i Fakultetit Ekonomik të këtij Universiteti.

Policia ka nisur veprimet pas denoncimit të disa studentëve, që e akuzonin atë për marrje parash në këmbim të një note kaluese në provim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›