E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga per Reis Haxhiraj rrembeu inspektorin e policise dhe per 10 vite u arratis

Foto ilustruese

Vlore 25 mars 2011 NOA- Resulaj ishte operacioni i policise se Vlores i cili vuri ne pranga nje 40 vjecar i cili i fshihej drejtesise prej vitesh.

Reis Haxhiraj lindur ne fshatin Resulaj e banues ne  Selenice te Vlores u vu nen prangat e uniformave blu pasi prej kohesh ai ishte shpallur ne kerkim nga drejtesia por i fshihej asaj.

40 vjecari akuzohej per Rrembim personi dhe Gjykata e Vlores e kishte denuar kete te fundit me 13 vite burg.

Lidhur me vepren per te cilen ishte denuar Haxhiraj e kishte kryer ne bashkepunim me dy persona te tjere Artur Rrapaj dhe Zini Hoxha edhe ky i fundit i arrestuar nga policia. Te tre kete persona ne vitin 1998 ne vendin e quajtur Izvor te armatosur dhe te maskuar kane rrembyer inspektorin e policise Yzedin Gucaj si dhe kane plagosur te vellane e tij Dhimiter Gucaj.

Por nuk ka qene normal as arrestimi i tij sikunder edhe raporti qe kishte me drejtesine ai iu eshte kunderpergjigjur me arme zjarri forcave te policise por fale punes se specializuar te tyre eshte kapur me arme ne dore.

Ne cilesine e proves materiale efektivat e policise sekuestruan nje arme zjarri tip automatik model 56 kallashnikov si dhe nje sasi te konsiderueshme fishekesh.

Mesohet se i shumekerkuari Reis Haxhiraj qe nga koha kur kishte kryer rrembimin i fshihej drejtesise ne shtetin fqinj Greqi.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeBresheri automatiku ndaj policeve kapet i shumekerkuari Reis HaxhirajShfrytezoi te miturit per prostitucion kapet ne Itali i shumekerkuari Rama- MC Nally Prokuroria hallka me e rendesishme e zbatimit te ligjitLordi Mc Nally Zbatimi i reformes ne drejtesi partite te bashkepunojneLajcak permbyll misionin me kreret e politikes shqiptare Lidhje14 vite burg Artur Rrapaj automatik bashkepunim Dhimiter Gucaj inspektori i policise kundershtoi policine Reis Haxhiraj rrembim personi Yzedin Gucaj Zini Hoxha

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›