E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakti i fshehte Pacolli-Mustafa

Nga Armand Shkullaku

Krejt papritur partia me e madhe opozitare dhe lideri i saj e kane pare veten nen akuze per bashkepunim me pushtetin dhe ne qender te nje komploti per te mbajtur ne fron presidentin Pacolli. Shkak per kete u be vendimi politik i LDK per te mos iu bashkuar iniciatives se AAK per nje tjeter ankese ne Gjykaten Kushtetuese lidhur me pjesemarrjen e zotit Pacolii ne votimin per qeverine. Komentet per kete vendim qene te shumellojshme. Vete AAK la te kuptohej qarte se partia tjeter opozitare po ben loje te dyfishte kur ne nje ane kritikon ne publik zgjedhjen e presidentit dhe ne anen tjeter nuk e kundershton ate. Dy gazetat kryesore ne vend te njohura per qendrimet e tyre te ndryshme gjithashtu nuk e lane pa shenjestruar sipas linjes se tyre editoriale kreun e LDK Isa Mustafa. Ne menyre ironike gazeta Express nen titullin Dosti i Presidentit shkruante nje dite me pare se Isa Mustafa i beri nje sherbim te mire Behgjet Pacollit duke mos i bashkuar firmat ne padine e AAK per ne Gjykaten Kushtetuese. Ndersa Koha Ditore ne menyre afirmative e titullonte ballinen e saj LDK mbron shkeljen kushtetuese te Presidentit duke aluduar pastaj ne nje takim te fshehte Pacolli- Mustafa ku ky i fundit e kishte garantuar Presidentin e sapozgjedhur se nuk do ta conte ne Kushtetuese votimin e tij per qeverine. Pra lihet te kuptohet qarte si nga nje pjese e opozites ashtu edhe nga media se vendimi i LDK nuk eshte nje qendrim i paster politik por nje lloj marreveshje e heshtur dhe e pamoralshme Pacolli- Mustafa. Sigurisht qe keto komente do te kishin qene me te kursyera sikur gjerat ne kampin opozitar te ishin ndryshe.

Fakti se ka mjaftuar vetem nje akt i tille per te ngritur e artikuluar dyshime apo akuza mbi partine me te madhe opozitare nxjerr edhe njehere ne pah kaosin dhe mungesen e nje strategjie politike te opozites. Pavaerisht disfatave qe ka pesuar opozita ne Kosove nuk ka nxjerre ende asnje mesim dhe nuk po arrin te flase me nje ze te vetem. Madje me shume se kaq ajo reflekton percarje dhe nje lloj rivaliteti absurd ne nje kohe qe ka nje numer mjaft te konsoliduar te votave ne parlament. Ka disa arsye qe mund ta shpjegojne kete fenomen qe nga nevoja per te forcuar identitetin opozitar e deri tek ndarjet e dikurshme historike. Por arsyeja kryesore ka te beje me bazen politike mbi te cilen vepron opozita kosovare. Deri tani kjo baze ka qene vetem antithacizmi. Duke garuar per te qene sa me te forte ne kete drejtim partite opozitare kane lene pas dore koordinimin mes tyre gjetjen e pikave te perbashketa dhe hartimin e nje strategjie opozitare qe nuk do te bazohej vetem mbi kundershtimin por edhe mbi alternativen. Nje opozite e njezeshme me program te qarte politik dhe pa diversion ne mes vetes do te rriste shume shkallen e besueshmerise dhe mundesine e ardhjes ne pushtet.
Ngjarja e fundit me LDK vetem sa e ka tronditur kete besueshmeri. Kujt duhet ti besoje populli opozitar Isa Mustafa qe deri dje shihej si alternativa me e forte ndaj Hashim Thacit tani del se ka porositur deputetet e tij ta ruajne Pacollin me te cilin paska nje pakt. Dhe se LDK forca me e madhe opozitare po beka loje te dyfishte. Se sa eshte cenuar besueshmeria e opozites mjafton te shihen komentet ne faqet online te dy gazetave kryesore ne vend ku flitet per komplot te Mustafes qe prej kohes se Zanzibarit per aleance titistesh per sherbim ndaj Thacit etj. Keto komente nuk do te shperthenin madje dhe shkrimet ne gazeta do te ishin ndryshe sikur opozita kosovare te arrinte te koordinohej paraprakisht mes vetes dhe te dilte me nje qendrim te perbashket. Ashtu sic ndodhi me votimin ne parlament per presidentin kur e gjithe opozita la sallen e Kuvendit ashtu do te duhej qe edhe me tutje veprimi opozitar te ishte i unifikuar. Ne te kundert debati mbi legjitimitetin e qeverise dhe Presidentit rrezikon te zhvendoset ne debatin mbi moralitetin e veprimit te LDK. Pikerisht ajo qe po ndodh keto dite.

LDK ka patur arsyet e veta per te mos nenshkruar nje tjeter padi ne Gjykaten Kushtetuese dhe ato i beri publike. LDK bojkotoi seancen e zgjedhjes se Presidentit dhe deponoi e para ankesen per procedurat e votimit te tij. Edhe ky eshte nje qendrim publik. do teori apo diversion tjeter eshte spekulativ dhe nuk demton vetem LDK por te gjithe kauzen opozitare. Presionet apo kompleksimi i LDK nuk e pershpejtojne aksionin opozitar per te rrezuar qeverine Thaci. Per kete nuk mjafton vetem deshira por duhet edhe strategjia e perbashket. Opozita ne Kosove po tregon se kete nuk po arrin ta ndertoje. Deshmia me e mire eshte Kuvendi i ri. Opozita ka shumicen e votave te elektoratit shqiptar por qeveris Partia Demokratike e Kosoves. Partite opozitare deshtuan te arrinin nje marreveshje paraelektorale ne zgjedhjet e fundit por nese atehere kjo mund te justifikohej me luften per pushtet tani duhet te ndryshojne strategji nese duan te vine ne pushtet.

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme LidhjeArmand Shkullaku

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›