Pranga studentëve "falsë" të Aleksandër Xhuvanit, Elbasan
ELBASAN- Një operacion i koduar „Studenti“ në Elbasan ka vënë në pranga shtatë persona pasi janë regjistruar në universitetin „Aleksandër Xhuvani“ me dëftesa fallso të shkollës së mesme. Një hetim i përbashkët i zyrës së krimit ekonomik në policinë e elbasanit dhe drejtues të universitetit zbuluan skandalin dhe për pasojë në pranga kanë rënë shtetasit Oliver Binoshaj 22 vjec nga Shkodra, Ikbale Dauti 52 vjec nga Shkodra. Alketa Ferra 35 vjec nga Tirana, Blerina Lacku 25 vjec nga Durrësi, Elton Lela 33 vjec nga Bulqiza. Ervis Lacku 29 vjec nga Durrësi dhe Gentian Bukri 21 vjec nga Tirana. Policia thotë se ka nisur procedimin penal ndaj tyre dhe po punohet për zbulimin e rrjetit të falsifikimit të diplomave
(s.g/balkanWeb)
(s.g/balkanWeb)