E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blekpull: Politika, nuk duhet që të ndërhyjë në emërimin e gjyqtarëve

Nëse nuk ka ndarje pushtetesh atëherë demokracia nuk mund të funksionojë. Zv.Ministri i Drejtësisë së Britanisë së Madhe, Lordi Meknalli Blekpull, në përfundim të projektit për mbështetjen e Gjykatës së Lartë deklaroi se një gjyqësor i pavarur është shumë i rëndësishëm për një vend dhe pikërisht për këtë fakt, politika shqiptare nuk duhet që të ndërhyjë në emërimin e gjyqtarëve.
 

“Koncepti i së drejtës është shumë i rëndësishëm për demokracinë në një vend. Nëse nuk kemi një ndarje pushtetesh atëherë demokracia nuk do të funksionoj. Gjykatat këtu në Shqipëri hasin vështirësi në punën e tyre dhe pikërisht në këtë fakt ka konsistuar edhe ndihma jonë me anë të këtij projekti. Duhet të theksojmë se pavarësia e një gjyqësori është mjaft thelbësor për demokracinë dhe në këtë mes, roli i Gjykatës së Lartë është shumë i rëndësishëm. Politika shqiptare duhet që të mbështesë proçesin e pavarësisë së sistemit gjygjësor dhe duhet të jetë trasparente përsa i përket emërimit të gjyqtarëve.Duhet që të punohet ende me kujdes për të arritur standartet dhe të plotësohen rregullat drejt BE-së”.
 

Sipas kryetares së Gjykatës së Lartë Shpresa Becaj, ndihma e dhënë në këtë projekt është mjaft pozitive, pasi në sistemin e drejtësisë ka një sërë problematikash imediate.
 

Zv.Ministri i Britanisë së Madhe, gjatë vizitës së tij dyditore do të realizojë një sërë takimesh me personalitetet më të larta të vendit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›