E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset biznesmeni Dritan Avllaj, i njohur si Tan Lepuri

Qëllohet nga persona ende të paindetifikuar Dritan Avllaj, i njohur si Tan Lepri. Sipas burimeve të marra për ”Ora News” mësohet se Avllaj ka marrë një plumb në krahun e djathtë ndërsa tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Mihal Grameno” pranë tregut elektrik mbi shkollën e Baletit në Tiranë. Avllaj është dërguar në "Spitalin Ushtarak", pasi ka marrë plagë në shpatull.

Dyshimet më të forta janë mbi një atentat pasi i plagosuri ka qenë duke përshkuar rrugën tek tregu elektrik kur u qëllua me armë zjarri.

Tashmë një grup hetimor është ngritur për të zbardhur më tej këtë ngjarje, sikurse forca të shumta të policisë ndodhet në vendgjarje ku kanë nisur dhe hetimet paraprake. 

Biznesmeni Dritan Avllaj, apo Tan Lepri është bërë i njohur nga akuzat që mazhoranca ka ngritur ndaj tij, si të përfshirë në afera korruptive lidhur me lejet e ndërtimit te Kodrat e Liqenit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›