E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga stundeteve me 2.5 kg marijuane

Te arrestuarit e sillnin nga Saranda dhe me pas e paketonin dhe e shperndanin ne Tirane


TIRANE- Nje student i nje universiteti jo publik dhe nje nxenes i nje shkolle te mesme ne kryeqytet u arrestuan dje ne mesdite nga zyra e Antidroges se Policise se Tiranes ndersa u kapen me nje sasi prej 2.5 kilograme marijuane. Sasia e droges mesohet se ishte pergatitur per tu shperndare ne nje universitet privat dhe ne dy gjimnaze te Tiranes ku personat kishin shoqerine e tyre dhe ku kishin ndertuar nje linje klientesh konsumatore te marijuanes.


Ardian Caci 20 vjec nga Saranda me banim me qera ne afersi te mbikalimit te Kamzes ne nje bllok pallatesh ne kete zone u arrestua bashke me Azem Veselin 19 vjec nga Kukesi banues ne Tirane nxenesi i nje shkolle te mesme.
Te dy ata u kapen me nje sasi prej 2.5 kile marijuane e paketuar dhe e pergatitur per tu shitur ne kryeqytet. Arrestimi i personave u krye mesditen e djeshme ne kryeqytet ne afersi te mbikalimit te Kamzes kur te dy personat u kapen me disa cigare marijuane qe kishin me vete.


Pas kontrollit fizik te kryer ndaj tyre nga policia personave iu eshte gjetur nje sasi marijuane me vete. Nderkaq gjate kontrollit te kryer ne banese policia ka zbuluar edhe sasine tjeter prej 2.5 kg droge.


Ajo ishte fshehur ne nje cep te shtepise ndersa kur malli u gjet nga policia gjate kontrollit dy te arrestuarit pretenduan se ajo nuk ishte e tyrja. Por nga hetimet e meparshme te kryera nga policia ajo kishte mesuar se personat e mesiperm kishin ndertuar nje rrjet klientesh ne kryeqytet dhe punonin ne varesi te kerkesave te tyre.


Sipas burimeve te Policise mesohet se droga sigurohej ne Sarande nga Caci i cili ishte me banim ne fshatin Qafe- Gjashte te Sarandes por perkohesisht banonte ne Tirane pasi ishte student ne nje universitet privat ne Tirane. Sipas burimeve droga sillej nga Saranda ne varesi te kerkeses se personave qe e perdornin ne Tirane ne universitet apo ne shkollat e mesme ku personat kishin lidhjet e tyre.


Vec dy te arrestuarve burimet e policise flasin edhe per persona te tjere te dyshuar te cilet jane ne hetim. Operacioni i djeshem eshte i dyti brenda pak ditesh ne Tirane. Te premten ne mbremje policia bllokoi 180 kile hashash ne fshatin Marikaj te Tiranes duke arrestuar poseduesin e saj. Nderkaq kater te tjere u shpallen ne kerkim te dyshuar si te perfshire ne kete rast.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›