E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe lidhet e moshuara i grabisin 1 200 leke

Dile Gjoni eshte sulmuar nga nje person i paidentifikuar nga policia. Ajo eshte gjetur nga nje fqinj

LEZH - Nderkohe qe gjate vitit te kaluar u dyfishuan rastet e krimit kunder prones ne Qarkun e Lezhes edhe ne muajin janar po evidentohen raste te vjedhjeve te mjeteve motorike por edhe te dyqaneve dhe banesave.


Nje ngjarje e tille ka ndodhur te henen ne oret e para te mengjesit ku nje person ende i paidentifikuar ka hyre ne banesen e se moshuares Dila Gjoni rreth 70 vjece. E moshuara nene e dy femijeve jetonte vetem ne kete banese ne fshatin Lalm i Ri pasi femijet i ka ne emigrim.


E moshuara rrefen se rreth ores 0715 nje person ka hyre ne shtepi dhe e ka shtyre perdhe me pas i ka marre 1 200 leke te reja si edhe celularin dhe celesat e shtepise por ka demtuar edhe telefonin e shtepise. Ka qene nje banor i lagjes qe ka pare deren hapur dhe ka hyre ne menyre te rastesishme ne shtepi ku ka gjetur te moshuaren te lidhur dhe ka njoftuar policine.


U zgjova ne oren 0715. Isha duke hapur si cdo dite deren e shtepise kur erdhi nje person dhe me shtyu duke hyre ne shtepi. Me mori 12 mije leke celularin si edhe demtoi telefonin e shtepise me shqelm. Nje banor i rastesishem i lagjes ka pare deren hapur dhe ka ardhur te me pershendese kur me ka gjetur te lidhur dhe i tregova cfare me kishte ndodhur njoftoi policine pohoi e moshuara.


Personi ishte i pamaskuar i vetem dhe nuk ka folur asnje fjale vetem me ka shtyre dhe rrezuar perdhe me ka hedhur nje rrobe ne koke dhe me ka lidhur duart. Me pas ka kontrolluar gjithe shtepine duke me marre leket celularin dhe celesat dhe eshte larguar theksoi nene Dila e shokuar nga kjo ndodhi.


Ajo madje pohon se ka arritur ta shohe ne fytyre dhe se mundet edhe ta njohe ne rast se e sheh nga afer kete person. Policia ka mberritur menjehere ne vendin e ngjarjes ku ka marre ne pyetje te moshuaren dhe po heton rreth ngjarjes si dhe per identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›