Pranga superkultivuesit të kanabisit

Policia e Shtetit ka arrestuar një nga kultivuesit më potencial të kanabisit në Gjirokastër. Zëdhënësja Laura Totraku tha se në pranga është vënë shtetasi, Pëllumb Boçi, 44 vjeç, lindur në Lazarat dhe banues në Gjirokastër. Boçi është arrestuar nën akuzën e kultivimit të lëndës kanabis sativa. Sipas policisë, Boçi kultivonte lëndë narkotike prej vitesh dhe ishte një nga kultivuesit potencial të kanabisit në këtë zonë. Policia po heton asetet që rrjedhin nga veprimtaria kriminale e 44 vjeçarit.