E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ngushëllon familjen Shiroka

Kryeministri Berisha i dërgoi sot një mesazh ngushëllimi familjarëve të aktorit të njohur shkodran Bep Shiroka. Në mesazhin e tij, kryeministri Berisha shprehet:"Ndihem thellësisht i prekur nga lajmi për ndarjen nga jeta të njeriut tuaj më të dashur dhe njëkohësisht të aktorit të madh shkodran, që me interpretimin e tij mbresëlënës, në kinematografi dhe teatër u ka falur spektatorëve shqiptarë shumë role interesante që do të ruhen gjatë në kujtesën e tyre".

"Bep Shiroka me humorin e natyrshëm shkodran, të derdhur me shumë mjeshtëri në role kinematografike të shkëlqyera do të mbetet gjithmonë një figurë e paharruar për Shkodrën dhe për të gjithë artdashësit shqiptarë, të cilët do ta kujtojnë me nostalgji dhe nderim këtë artist fisnik", përfundon mesazhi i kryeministrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›