E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga tre grabitësve të armatosur

Tre persona janë arrestuar në Gjakovë me dyshimin e bazuar se të njëjtit nën kërcënimin e armës automatike kanë kryer grabitje në një lokal të lojërave të fatit.

Rasti i grabitjes kishte ndodhur me 26 prill të këtij vitit, me ç’rast tre të dyshuarit kishin grabitur 3 mijë e 400 euro.

Personat e arrestuar në ketë operacion janë shtetasit e Kosovës: Isni A. (1986), Besim B. (1983) dhe Pajtim E. (1990).

Me urdhër të prokurorit të dyshuarve u është caktuar masa e arrestit./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›