E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga vëllait të kryebashkiakut demokrat për sulmin ndaj kandidatit të FRD. Policia: Ska motive politike

foto_frd_fier(E PERDITESUAR)- Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar personin që dhunoi kandidatin e Frymës së Re Demokratike në Roskovec, Mithat Hoxha.

Sipas policisë, autori i dyshuar për këtë krim është 29- vjeçari, Eugen Çaushi, nga Roskoveci.

Policia thotë se ngjarja nuk ka motive politike.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.06.2013, ku është rrahur shtetasi Mithat Hoxha, nga hetimet e kryera u arrit të identifikohet si një nga autoret e dyshuar, shtetasi Eugen Çaushi vjeç 29, banues në Roskovec Fier. Nga kallëzimet që ka dhënë i dëmtuari, shtetasi Mithat Hoxha dhe bashkëshortja e tij, nuk rezulton që të jenë kërcënuar më parë. Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier në bazë të urdhrit të ndalimit të Prokurorisë, u bë ndalimi i të dyshuarit. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se ngjarja nuk ka motive politike. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, thuhet në njoftimin e policisë së Fierit.

Megjithatë, autori i këtij krimi është vëllai i kryetarit të Bashkisë së Roskovecit, Gëzim Çaushi. Ky i fundit është zgjedhur në krye të kësaj bashkie si kandidat i aleancës së djathtë, çka i jep ngjarjes ngjyrim vetëm politik. FRD e ka akuzuar vazhdimisht policinë se ka neglizhuar kërcënimet e bëra në drejtim të kandidatit të FRD-së./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›