Tom Doshi nuk ndal sulmet: Jozefina ishte bashkëpunëtore e Sigurimit. Na thuaj si e bëre pasurinë?
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, Tom Doshi, nuk i ndal sulmet ndaj Jozefina Topallit, që udhëheq listën e PD për këtë qark.
Në një takim në Vaun e Dejës, Doshi e ka akuzuar për pasurim të paligjshëm dhe lidhje me Sigurimin e Shtetit.
Jozefina sot është bërë me vila, është bërë me prona, e ka bërë ndërtesën katërkatëshe në Piacë dhe e ka dhënë edhe me qira për universitet. Përse si thotë shkodranëve: Po, mor zotëri, kam prona! Por smund ta thotë, se ato prona janë përfituar prej korrupsionit. Të përgjigjet për këto deklarata që i bëj unë: Çlidhje ka me familjet e të persekutuarve ajo? Se është e vetmja që nuk ka dalë nga shtëpia dhe tek shtëpia që ka pasur është akoma.
Dihet që ajo ka pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit. Si kjo, si Berisha. Ia kam thënë në 2005-ën. Berisha e ka pasur pseudonimin Bisturia, se ishte doktor, por e ka zhdukur dosjen, kurse Jozefina e ka pasur Dizenjatorja, se ka punuar në Degën e Brendshme. E dini se Jozefina Topalli në 1987-ën është pajisur me pasaportë për të dalë jashtë shtetit? Kjo është e persekutuara! Në 1989-ën, atë e ka çuar në shkollë Ramiz Alia. Pse, pak të persekutuar kishte nëpër internime, që mësonin mirë?! Por Jozefina na përfitoi si nxënëse e mirë!!! Ia dha shkollën Skënder Gjinushi, tha Doshi./ep