E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prangosen dy kontrabandistet e detergjenteve

TIRAN- Arrestohen nga antikrimi ekonomik dy persona te dyshuar per shitje dhe te detergjenteve kontrabande. Bujar Lelaj 42 vjec dhe Bledar Kalaja 34 vjec te dy banues ne Tirane u arrestuan nga zyra e hetimit te Antikrimit Ekonomik ne Policine e kryeqytetit me akuzen e tregtimit te mallrave kontrabande.


Sipas policise pak dite me pare ketyre personave tek Xhamlliku gjate kontrollit te automjetit tip Benz fugon me targa TR 0658 P u jane gjetur 25 koli me nga 14 cope produkte detergjente qe dyshohet se jane futur kontrabande ne vendin tone nga Bledar Kalaja. Produktet u sekuestruan nga policia ne cilesine e proves materiale. Materialet hetimore te ne ngarkim te tyre i kaluan Prokurorise se Tiranes per akuzen e tregtimit dhe transportimit te mallrave kontrabande ne bashkepunim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›