E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elozh brezit tim

Rubrika/ Te vjetrit bene kulture prej realizmi socialist dhe moren vleresime prej realizmi socialist. Ata thjesht vjetruan veten e jo frymen e kultures.


Prej tyre dime te pakten se cfare nuk eshte kultura cfare nuk eshte letersia e arti. Kurse keta te tjeret jane me te demshem. Me produktin e tyre japin idene e gabuar se ketu vazhdon te prodhohet vetem kashte


Ne Shqiperi nuk ka rini ka thene Lubonja per provokim intelektual. Konica me cinizem me elegant pat thene se ne Shqiperi nuk ka breza.


Por identiteti i nje brezi mund te pervijohet edhe ne menyre te terthorte. Si distance ironike me produktin identitar te brezit paraardhes.


Dhe ne rastin e brezit tim ironia eshte e dyfishte. Nese jemi ironike me realizmin socialist si brez jemi te distancuar edhe prej -izmave te sforcuar qe hyne ne fuqi post-mortum nga brezi ndermjet nesh dhe atyre.


Dhe ky brez kushinete qe ndermjetesoi duke krijuar boshlleqe qe sot ka ne dore kulturen zyrtare me mungesen e identitetit te vet rreket te bastise edhe brezin tim matura 2000.
Nuk kemi ne thelb cte themi per brezin perpara ate qe e jetoi tere pjekurine pa liri. Ata vazhdojne e mund ta bejne perjete te valevisin lart a ulet etiken e tyre ushtarake kermen e shekullit te XX.


Problematiket e vertete i mbledh brezi qe vjen pas tyre e vetem kronologjikisht para nesh. Keta qe duhet te ishin poetet beresit e pare te lirise nen trysnine e idese se manget te botes deshtuan.


Kur ishin te frymezuar per modernitet e mbajten frymen ne perendim por i mblodhi anonimati i emigracionit te tjeret ndenjen dhe shume nder keta ngecen ne rrjete bene kompromis dhe me lejen e merimanges se madhe sollen -izmat.
Keta e prodhuan aberracionin shtremberimin e vertete pasi perfaqesuan materializmin me liri qe e ndyn edhe vete lirine.


Bunkeri hermetik i asaj bote u zevendesua me te njejten bunker ku banojne keta por qe thjesht ka disa brima ku ndonjehere edhe merret fryme. Nenjetesa u zevendesua me mbijetese.


Vertete nuk ke cti thuash ish-artisteve te qemotit qe ende e veshin ate kostum teritali qe eshte titulli Artist i Populli apo kostumin e dokut me emrin Artist i Merituar. Atyre iu ka mbetur ora ne kohen e vet. Por ketyre qe marrin penda ari dhe bejne letersi doku cfare tiu thuash Ata te vjetrit u vjetruan vete dhe nuk se veshen rroba te reja.


Bene kulture prej realizmi socialist dhe moren vleresime prej realizmi socialist. Por ata thjesht vjetruan veten e jo frymen e kultures. Prej tyre dime te pakten se cfare nuk eshte kultura cfare nuk eshte letersia e arti.


Kurse keta te tjeret jane me te demshem. Me produktin e tyre japin idene e gabuar se ketu vazhdon te prodhohet vetem kashte.


E sikunder brezi para tyre por me servilizem me obtuz si distributor zyrtar kane partine. Keta jane freni qe sna le te dalim prej tranzicionit.
Ndoti prej tyre dhe shija per kulturen e vertete liria e perjetuar ne gjerat e vogla sensi i privacise e frymemarrja me e gjere percanesojne fizionomine e brezit tim.


Vatrat e tij produktive gjenden ne perendim te paorganizuara e pa program por me ekselence personale ne Tirane duke perjetuar kalbjen e plote te mendesise se vjeter dhe ne Prishtine ku me sa duket jane bere faktor edhe ne rangje politike. Ne Prishtine ngjane me te cliruar e me fisnike me njeri-tjetrin por nuk kam dyshim se ne Tirane ky brez ka individe me premtues.


Por clirimi i vertete nuk ka mberritur. Pasi duhet te mberrije vepra. Deri atebote detyra e misioni i ketij brezi mbetet ruajta e qetesise distanca prej histerise kultivimi i privacise pra mbrojtja e normalitetit dhe investimi tek vetja si perpjekje per ta fituar me pune Shqiperine e humbur me dhune.


Dhe kryesorja sintonizimi ne nje frekuence alternative. Te libri i vjeter te filmi klasik te arti i vertete te relatat dinjitoze te modeli perkunder folklorit folitikes opinion-keqberies dhe inflacionit te shembujve.


Duke gjetur pika referimi jashte spektaklit tone te shemtuar brezi im gjen respektin per veten fisnikerine ne lidhjet njerezore rrok dhe vendos kriterin e tij ekzistencial.
Dhe i ndih persosjes e harlisjes se kopshtit tone antropologjik. Qe neser ketu ne kete vend te kete me shume vend per njerezoren.


Duke sublimuar njerezoren kultura klasike ne personin e Parmeneidit metonte se njeriu eshte kuti i te gjitha gjerave.


do kut eshte i pasakte por ka kute qe e dine kete e prandaj jane me pak te gabuar. Mund ta marr si baze kutin e brezit tim nese i vendos prore koeficente korrigjimi. E di se kuti i brezit tim eshte me i mire per te matur paqen se luften.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›