Shqiperi-Turqi grup i perbashket pune per te thelluar bashkepunimin
Shqipëria dhe Turqia do të kenë një grup të përbashkët pune për të caktuar fushat ku bashkëpunimi reciprok mund të thellohet edhe më tej. Kjo është bërë e ditur nga kryesocialisti Rama në përfundim të një vizite dyditore që zhvilloi në stamboll, ku u takua me kryeministrin turk Erdogan.
Një grup i përbashkët pune për të thelluar bashkëpunimin reciprok me Turqinë. Eshtë rezultati I takimeve që kryesocialisti Edi Rama zhvilloi gjatë vizitës dyditore në Stamboll, duke filluar nga ai me kryeministrin Erdogan.
Shëndetësia, energjia, turizmi dhe infrastruktura, janë disa prej fushave ku Qeveria që do të drejtohet nga Rama, mendon se gjenden potenciale bashkëpunimi të pashfrytëzuara.
Gjatë vizitës në Turqi, Rama shoqërohej nga disa prej anëtarëve të kabitetit të ardhshëm qeveritar, si Ditmir Bushati, Ilir Beqja, Saimir Tahiri dhe Edmond Haxhinasto.