Pranvera e vërtetë pas tri javësh!

Megjithëse e shtuna e sotme ka aguar me diell dhe me temperatura që pritet të shkojnë deri në 12 gradë Celsius, duket sikur kjo fillim-pranverë nuk do të jetë e tilla deri më 1 prill, pasi meteorologët parashohin reshje shiu e madje në vise më të larta edhe të borës.
Mot më stabil, përkatësisht pranverë e vërtetë pritet vetëm nga mesi i muajit prill, thonë meteorologët, kurse deri atëherë parashihet të kemi mot të ndryshueshëm me mjaft ditë me reshje shiu, gjë që megjithatë na nevojitet, bazuar në gjendjen jo të mirë të liqeneve akumuluese në Kosovë.