E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohen punëtorët e kompanive publike

Qytetarëve nuk po u pëlqen shumë të kryejnë obligimet ndaj shërbimeve publike.

Vetëm gjatë ditës së djeshme në Policinë e Kosovës janë raportuar dy raste të sulmit fizik dhe të pengimit ndajë punonjësve të kompanive publike që operojnë në vend.

Dje, në fshatin Dardhishtë të Komunës së Obiliq policia ka arrestuar një qytetarë, pasi që i njëjti ka kërcënuar me armë zjarri punëtorin e ujësjellësit rajonal ”Batllava” ,i cili ishte duke bërë çkyqjen e ujit për mos pagesë.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme në Komunën e Kllokotit, një person ka sulmuar fizikisht punëtorin e KEK-ut i cili ishte duke bërë çkyqjen e rrymës përshake borxhit. Sipas, policisë inkasanti ka marr lëndime të lehta trupore. Ndërsa, me vendim të prokurorit i sulmuesi pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Sulmet ndajë inkasantëve të KEK-ut muajve të fundit janë rritë dukshëm. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›