E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurteshi: Të drejtat e qytetarëve i shkelin pushtetarët

Ne i shikojmë vetëm shkeljet e të drejtave të njeriut nga institucionet e publike, por jo të gjitha. Ata që kanë kontakte më së tepërmi me qytetarë, ata që kanë pushtet, që kanë forcë në dorë, e që mund t'i shkelin të drejtat e njeriut në radhë të parë është ekzekutivi, në nivelin qendror dhe lokal, si dhe Gjyqësori. Kështu ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Avokati i Popullit, Sami Kurteshi.

“Arsyet e shkeljeve janë të shumta, mendoj se do të ishte krejt e padrejtë sikur arsyet t'i reduktojmë në një ose dy. Ka shumë faktorë por unë mendoj se një çështje është te gjendja ekonomike shumë e rëndë, mandej është ajo politike, por edhe mungesa e kulturës në atë drejtim”, thotë Kurteshi.

Avokati i popullit thotë se kategori e shoqërisë më të rrezikuara nga këto shkelje çdo herët të varfrit. Sipas tij, shkelje dhe diskriminime u behën edhe pakicave etnike.

“Natyrisht, gjithmonë të varfrit janë ata më të shkelurit - kjo është kategoria më e madhe dhe s'mund të flasim për një pakicë po për një shumicë. Mandej kemi edhe pakicat e ndryshme, jo vetëm në kuptimin siç bëhet përpjekje te ne, kur thuhet pakica të mendohet vetëm në ato etnike, kulturore e gjuhësore, po pakica janë të shumta- kemi personat me nevoja të veçanta, po ashtu nuk kemi një barazi gjinore në Kosovë të njohur, kemi personat me orientim seksual. Pastaj edhe në aspektin fetar, por kemi edhe pakica etnike e kulturore”. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›