E Diel, 1 Nëntor 2026

Prapaskenat e Fest 64/ Këngëtari Endri Kaçaçi rrëfen emocionet: E shijova

Këngëtari Endri Kaçaçi ka ndarë emocionet e tij pas performancës me këngën “Si unë”. Në prapaskenat e Festivalit të Këngës 64, ai tha se shijoi çdo moment të performancës.

“Mendoj se shkoi shumë mirë, jam shumë i emocionuar sepse pati reagim nga publiku dhe e shijova çdo moment. Unë u kënaq shumë. I thashë vetes se sot është bërë, provat janë bërë, duhet vetëm ta shijoj këtë natë. Ishte hera e parë në festival dhe ishte më shumë nga ajo që unë doja”, u shpreh Endri Kaçaçi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›