E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, minatorët në ditën e 14-të, të grevës së urisë

Minatorët e Bulqizës vijojnë ditën e 14-të, të grevës së urisë. Ndonëse po qëndrojnë në 1 400 metra thellësi në brendësi të tokës në kushte të vështira, ata deklarojnë se nuk do të tërhiqen derisa firma austriake “ACR”, të plotësojë kërkesat e tyre.

Më herët, kreu i Konfederatës së minatorëve, Kol Nikollaj, bëri apel me anë të një konference për shtyp që METE dhe ACR të marrin masa dhe të plotësojnë kërkesat e minatorëve.
Ndërkohë, ditën e djeshme METE reagoi mbi situatën në minierën e Bulqizës ku i bëri thirrje negociatorëve, drejtuesve, minatorëve si dhe palëve që akuzojnë njëra-tjetrën, të ndalojnë menjëherë akuzat e ndërsjellta, si dhe të përpiqen të nisin dialogun.
 

Sipas METE, miniera e Bulqizës është pasuri kombëtare dhe asnjë palë apo individ nuk duhet të luajë për interesa personale me këtë pasuri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›