Himarë, përkujtohet vdekja e Aristotel Gumës

Sot në qytetin e Himarës familjarët zhvillojnë një ceremoni përkujtuese për Aristotel Gumën, 35-vjeçarin që vdiq vitin e kaluar në një aksident rrugor, por që u interpretua nga qarqet nacionaliste si vrasje për motive etnike.
Të rinj të veshur me kostume popullore, kanë qëndruar pranë bustit të veshur me flamur grekë. Busti i A. Gumës ka ardhur nga Greqia dhe është vendosur në kishë.
Pak ditë më parë, në Himarë është zhvilluar një debat në lidhje me këtë çështje, pasi “OMONIA”, propozoi vendosjen e një busti për Aristotel Gumën, ndërsa Këshilli Bashkiak nuk ka miratuar lejen për ndërtim.