Prapaskenat e votimit: Nishani President, Berisha kërcënoi Grupin me zgjedhje

NISHANI DJE PAS VOTIMIT NE KUVEND
Maxhoranca zgjedh me 73 vota kreun e ri të shtetit. SHBA, BE e OSBE: OK me Nishanin. Negociatat e Berishës me aleatët dhe deklarata në Grupin e PD.
Oketa kundër, Islami e Dule abstenim.
Sms e Arvizusë para votimit: Jeni mik i besuar i SHBA.
Bujar Nishani është Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Parlamenti zgjodhi dje me votat e maxhorancës kreun e shtetit në raundin e katërt të votimit.
Nishani ka siguruar 73 vota pro të deputetëve të shumicës parlamentare, 1 kundër dhe 2 vota u shpallën të pavlefshme, për shkak se u hodhën në kuti pa shenja. Në seancën e së hënës pasdite morën pjesë në votim 76 deputetë, ndërsa deputetët e Partisë Socialiste qëndruan në sallën e Parlamentit, por nuk morën pjesë në votim. Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ishte një ndër deputetët që e shpalli publikisht si të pavlefshme votën e tij. Sapo e mori fletën me tri firmat e anëtarëve të sekretariatit të votimit, e ka hedhur menjëherë të bardhë në kuti. Ndërkohë që burime të Panoramës bëjnë të ditur se vota e dytë e pavlefshme ishte ajo e deputetit Kastriot Islami, i cili e ka hedhur fletën e bardhë në kutinë e votimit. Mendohet se e vetmja fletë votimi kundër Bujar Nishanit të jetë hedhur nga kryetari i grupit nismëtar i FRD-së, Gazmend Oketa. Në Parlament ra në sy mungesa e deputetit të pavarur, Dritan Priftit.
Sms-ja e Arvizusë
Para nisjes së procesit të votimit, në adresë të deputetëve të PD-së ka mbërritur një mesazh në celular nga ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Edhe pse mungoi në seancën e votimit në Parlament, mësohet se ambasadori i SHBA-ve i ka dërguar një mesazh inkurajues Bujar Nishanit para nisjes së procesit të votimit. Arvizu, në mesazhin e tij e cilëson Nishanin si mikun më të besuar të SHBA-ve. I dashur ministër Nishani, ju falënderoj që morët kohë nga programi juaj në këtë ditë kaotike për të folur me mua. Siç i thashë edhe Kryeministrit, kohë pas kohe ju u keni treguar SHBA-ve që ne nuk kemi mik më të besuar se Ju në Shqipëri. Ishte në shenjë respekti dhe shqetësimi për ju interesimi për disa persona, mbase jo me aq takt saç do kisha dashur. Ju lutem të jeni i sigurt se konsiderata ime për ju vazhdon të mbetet e lartë. Fat të mbarë dhe vlerësimet më të mira, thuhet në mesazhin e diplomatit amerikan.
Atmosfera
Parlamenti e ka çelur seancën e votimit të raundit të katër në orën 17: 45. Bujar Nishani, që me nisjen e seancës nuk është ulur në vendin e tij të ministrit, por në rreshtin e parë të deputetëve, afër Astrit Patozi. Me pas, Kryeministri Berisha dhe kryetarja e Kuvendit janë ulur në rreshtin e parë, pranë kandidatit Nishani. Kryeministri Berisha i është drejtuar dhomës së fshehtë të votimit, i 12-ti në radhë dhe më pas i është drejtuar duke buzëqeshur dhe përshëndetur deputetëve të opozitës. Po ashtu, një votim i rëndësishëm ishte dhe ai i kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, që pasi shprehu vullnetin në dhomën e fshehtë, e ka palosur fletën vetëm njëherë para se ta hidhte në kuti. Pas përfundimit të numërimit të votave, deputetët demokratë kanë nisur festimet, sapo u lexua vota e 71-të pro Bujar Nishanit. Me nisjen e festës nga radhët e shumicës, deputetët e opozitës janë larguar nga salla.
Firmat per Nishanin
1. Florian Mima
2. Mark Marku
3. Ilir Meta
4. Aurel Bylykbashi
5. Rajmonda Bulku
6. Luçiano Boçi
7. Genc Strazimiri
8. Sherefedin Shehu
9. Genc Ruli
10. Arenca Trashani
11. Astrit Bushati
12. Shpëtim Idrizi
13. Dashamir Tahiri
14. Fatmir Mediu
15. Mehmet Xheka
16. Ardian Turku
17. Sokol Olldashi
18. Flamur Noka
19. Selami Xhepa
20. Ndriçim Babasi
21. Sybi Hida
22. Kreshnik Çipi
23. Dashnor Sula
24. Dashamir Tahiri
25. Vangjel Tavo
26. Ylli Lama
Nishani dha dorëheqjen para votimit
Kryeministria: E firmosi në mesditë
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka paraqitur dje në mesditë te Kryeministri Sali Berisha dorëheqjen nga pozicioni që ai mbante prej zgjedhjeve lokale të 8 majit 2011. Zyra e shtypit e Kryeministrit njofton se Nishani dha dorëheqjen gjatë kohës që Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të mblidhte firmat për kandidimin e tij për kreun e ri të shtetit. Pas zgjedhjes së Presidentit, Kryeministri Sali Berisha pritet të zgjedhë edhe ministrin e ri, që sipas të gjitha gjasave, do të jetë në detyrë të paktën deri në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Negociatat me aleatët, Meta pranoi Nishanin
Si u vendos emri i ish-ministrit të Brendshëm

Nishani, Berisha e Meta pas takimit
Berisha në Grup: Nëse nuk zgjidhet, sot raundi i pestë, e më pas zgjedhje të parakohshme
Emri i Bujar Nishanit u hodh zyrtarisht në tryezën e bisedimeve me opozitën të dielën në mbrëmje, e megji-thëse shumica zgjodhi Artan Hoxhën, ministri i Brendshëm vazhdonte të ishte në krye të listës për çdo të papritur. Mëngjesin e djeshëm, Kryeministri Sali Berisha mblodhi Grupin Parlamentar demokrat, ku pasi bëri një deklaratë edhe në prani të medias lidhur me takimin e fundit me Edi Ramën, qëndroi edhe rreth 15 minuta më shumë me deputetët. Sipas burimeve nga mbledhja me dyer të mbyllura në Grupin e PD, Berisha e përmendi jo pak, por katër herë togfjalëshin zgjedhje të parakohshme. Nëse nuk do të votohet sot për kandidaturën e Artan Hoxhës, ne mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, është shprehur kreu i qeverisë, duke sjellë edhe habinë e deputetëve.
Negociatat në Kryeministri
Situata u përmbys plotësisht rreth orës 12:00 në mesditë, kur kandidati i shumicës dha dorëheqjen. Në selinë e Kryeministrisë, Berisha po takohej me Metën, Idrizin dhe Mediun. Mësohet se ka qenë kreu i LSI-së ai që nga tre kandidaturat që janë diskutuar në tryezën me opozitën të përzgjidhej Nishani. Ndërsa 15 minuta më vonë, Astrit Patozi lajmëroi kandidimin e Bujar Nishanit. Unë dëshiroj të konfirmoj lajmin që kandidatura e maxhorancës e propozuar mbrëmë është tërhequr nga gara. Por maxhoranca është e vendosur që ta bëjë vendin me President të Republikës dhe kandidatura tjetër do të jetë z. Bujar Nishani, i cili është një nga emrat e propozuar edhe dje në tryezën e negociatave. Për shkaqe teknike, seanca shtyhet dhe do të zhvillohet në orën 17:00, u shpreh Patozi. Kohën e mbetur në dispozicion Grupi i PD-së e shfrytëzoi për të mbledhur firmat që do të mbështesnin kandidaturën e ministrit të Brendshëm. Bujar Nisha