E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, 6 të arrestuar për falsifikim dhe kontrabandë

Policia e Tiranës ka zhvilluar sot dy operacione të kodura "Tallonat" dhe "Celulari", ndërsa ka arrestuar edhe 6 persona të cilët akuzohen për falsifikim dhe kontrabandë. Kështu së sajë të koduar "Tollonat" janë arrestuar shtetasit Enrik Gedaj 24 vjeç, Elian Lani 23 vjeç, Henri Loca 26 vjeç dhe Holger Loca 25 vjeç pasi akuzohen për fallsifikim të tollonave të karburantit.

Nga hetimet e deritanishme është arritur të dokumentohet se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me ane të paisjeve kompjuterike në mënyrë të vazhdueshme, fallsifikonin dhe përdornin në tregun e brendshëm tollona të një shoqërie karburanti, duke i sjellë një dëm të konsiderueshëm biznesit të saj.
 

Gjithashtu gjatë operacionit të koduar “Celulari” janë arrestuat shtetasit Erion Caco 23 vjeç dhe Agim Haklaj 49 vjeç pasi akuzohen për kontrabandë celularësh.
 

Arrestimi i tyre u be, pasi dje rreth orës 16.00, në rrugën "5 Maji" është kapur në flagrancë shtetasi Agim Haklaj, me një sasi prej 72 telefonash celulare të dyshuar se janë kontrabandë, të cilat i kishte blerë në dyqanin e shtetasit Erion Caco, me vendodhje në Rrugën e Dibrës.

Pas kontrollit të ushtruar në dyqanin e këtij të fundit, nga Policia janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 135 telefona celular të llojeve të ndryshme, të cilët ishin pa taksë doganore. Sipas policisë, në total, janë sekuestruar 207 telefona celularë të dyshuar si kontrabandë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›