E Diel, 1 Nëntor 2026

Prap Atifetja problem

Kroatët po planifikojnë që hyrjen e shtetit të tyre në Bashkimin Evropian ta festojnë duke pasur të pranishëm të gjithë presidentët e Ballkanit. Mirëpo problemi sërish qëndron te ftesa që do i bëhet Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Udhëheqësi i shtetit kroat, Ivo Josipoviq ka deklaruar se “të gjithë fqinjët, kryetarët e shteteve përfshi edhe Tomislav Nikolliq janë të mirëseardhur” për të marrë pjesë në gëzimin e kroatëve. Sidoqoftë, Presidenti serb ja ka bërë të qartë homologut kroat se ardhja e tij varet tërësisht nga mënyra se si do ftohet Presidentja e Kosovës.

“Shkuarja ime në Kroaci mund të evitohet vetëm nëse Kroacia vendos ta ofendojë Serbinë duke e ftuar Kosovën si shtet të pavarur”, ka deklaruar Nikoliq.

Vlen të përmendet që ditë më parë bojkotimi nga Presidenti kroat, Josipoviq që i bëri Samitit të Presidentëve i cili pritet të mbahej në Ohër bëri që ky samit të dështonte. Udhëheqësi i Kroacisë së bashku me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani refuzuan të udhëtonin drejt Maqedonisë për shkak se kjo e fundit nuk i kishte bërë ftesë Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Kroacia nga data 1 korrik e këtij viti do bëhet shteti i 28 anëtar i Bashkimit Evropian. Me këtë shtohet për një numri i vendeve anëtare të BE-së që e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ndërkaq 5 vendet tjera, Sllovakia, Greqia, Qipro, Rumania dhe Spanja janë ato që refuzojnë ta njohin Kosoën shtet. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›