Prapë City me transfere

Manchester City duket se do të dominoj me transfere edhe këtë vit në Premierligë. Pasi ka siguruar shërbimet e Jesus Navas dhe Fernandinho, City është në prag të marrëveshjes me talentin spanjoll, Isco.
Trajneri kilian, Manuele Pellegrini thuhet se e ka bindur ish lojtarin e tij te Malaga për tu bashkuar me Cityn.
Isco do të udhëtoj në Angli pasi të përfundoj kampionatin evropian U21 ku Isco po luan me Spanjën. 30 milion euro pritet ti kushtoj Isco Manchester Cityt./Indeksonline/