Pre e një grabitje? Gjendet i vdekur një 40 vjeçar në Pogradec

Gjendet trupi i pajetë i një shtetasi në Pogradec. Policia e këti qyteti bën me dije se është gjetur i vdekur shtetasit Festim Gora, rreth 40 vjeç. Trupi i viktimës është gjetur në bodrumin e një pallati ne lagjen numer 1, ndërsa paraprakisht dyshohet se ky shtetas të jetë vrarë, nisur kjo edhe nga një plagë që i është gjetur në kokë.
Këtë dyshim policia e lidh me mundësine që 40 vjecari të ketë rënë pre e ndonjë grabitjeje dhe në rezistencë ndaj kësaj grabitësit nuk i kanë kursyer jetën. Kjo pistë mbështet dhe nga një tjetër fakt, pasi Festim Gora ishte një emigrant i sapokthyer nga jashtë, përkatësisht nga Amerika. Ndërkaq policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke mos përjashtuar edhe pista të tjera.