Prec Zogaj prezanton librin e ri

“Fundi, një fëmijëri tjetër” është libri i ri i Preç Zogajt, një përmbledhje poezish që janë shkruar në tre vitet e fundit. Në prezantimin e parë të librit të sapohedhur në qarkullim Zogaj tregon se ka njëzet vjet që nuk e prish regjimin e tij të të shkruarit poezi
Shumë e prerë deklarata e një poeti për librin e vet. Ndoshta ngaqë është zgjedhur një vend zyrtar si Ministria e Kulturës që nuk kursehet për promovime nga ministri në ikje.
“Fundi, një fëmijëri tjetër” janë poezi të shkruara në tre vitet e fundit, por asgjë nuk shënojnë nga realiteti objektiv i kësaj kohe. Realitet poetik janë raportet njerëzore, kalimtare dhe afektive, peizazhe ndjenjash të nostalgjisë që si natyrë shkrimi të kthen te një degë e poezisë shqipe që u shkrua në vitet tetëdhjetë dhe për të cilën Zogaj ka debutuar veçanërisht me katër libra.
Por lexues të rregult të poezisë së tij i japin këtij vëllimi atribute të tjera:
Preç Zogaj, publicist e politikan ndër të tjera, sapo ka pohuar që nuk është individ i determinativave por ai i relativizon raportet me aktivitetet e tij të tjera njerëzore, sepse me poezi nuk mund të jetohet.
Është prezantimi i parë i librit i hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese “Tirana Times”.