Prefekti Qëndro thirrje qytetarëve: Sinjalizojnë në kohë për çdo rast të vatrave të zjarrit

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Prefekti i qarkut të Tiranës, Afrim Qëndro falënderoi forcat e Shërbimit Zjarrfikës dhe punonjësve të Zonave të Mbrojtura për të gjithë përkushtimin e tyre në situatat e zjarreve përgjatë javëve të fundit në këtë qark.
Në një postim në rrjetet sociale, Qëndro tha se “e çmoj shumë sakrificën që ju bëni këto ditë me temperatura ekstreme”.
Prefekti Qëndro i bëri thirrje sërish komunitetit sidomos nëpër fshatra, të mos luajnë me zjarrin e të sinjalizojnë në kohë për çdo rast.
Gjatë muajit korrik në disa qarqe të vendit forcat e Shërbimit Zjarrfikës, efektivë të Forcave të Armatosura nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile janë në betejë me zjarret.
1 nga 10/k.s/