Prefekti letër Ramës: Zhblloko bulevardin pasi ka rënduar trafikun
Prefekti i Tiranës Keltis Kruja me anë të një letre drejtuar kreut të bashkisë dhe njëkohësisht edhe kryetar i PS-së Edi Rama i kërkon këtij të fundit të zhbllokojë bulevardin "Dëshmorët e kombit" pasi është rënduar trafiku i automjeteve.
"Me anë të kësaj shkrese, përcjellim shqetësimin lidhur me gjëndjen e rënduar të trafikut, të ndikuar ndjeshëm nga bllokimi i bulevardit "Dëshmorët e kombit" nga subjekti "Partia Socialiste" thuhet në letrën e prefektit.
Më tej në letër thuhet se " në cilësinë e prefektit të qarkut Tianë ju kërkoj të mos përdorni funksionin publik në favor të funksionit politik dhe të ndërhyni me autoritetin tuaj si kryetar i bashkisë Tiranë për zhbllokimin e bulevardit "dëshmorët e Kombit" për të bërë të mundur lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve të Tirans , në këtë arterie kaq të rëndësishme për qytetin tonë"