E Diel, 1 Nëntor 2026

Strazimiri: Grevistët po kërkojnë izolimin e Shqipërisë

Deputeti i PD-së Gent Strazimiri akuzoi deputetë socialistë të cilët kanë hyrë në grevë se po kërkojnë të izolojnë Shqipërinë. Duke folur në seancën e sotme Strazimiri theksoi se është e pafalshme që ata të bëhen imazhi i keq i Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve.
"Në të njëtën vend si disa vite më parë janë mbledhur në mes të Tiranës për të treguar punët e baballarëve theksoi Strazimiri duke theksuar se greva e tyre përkthehet në një rëndim të trafikut të Tiranës dhe se të gjithë deputetët e maxhorancës duhet të reagojnë.
Ai gjithahstu theksoi se opozita nuk ka dhënë asnjë kontribut për anëtarësimin e vendit në NATO dhe nuk po jep asnjë kontribut për liberalizimin e vizave

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›