Preferencat e aleatëve në zyrën e Berishës
21/09/2009 Kryeministri u dërgon aleatëve kërkesën për përfaqësim në ekzekutiv
Përgjigjja zyrtare për postet drejtuese do të jepet pas kthimit nga SHBA-të
Aleatët e Partisë Demokratike kanë informuar kreun e kabinetit qeveritar lidhur me preferencat për postet drejtuese. Pas kërkesës jozyrtare drejtuar nga vetë Kryeministri Berisha për aleatët e tij mbi një çështje të tillë, tashmë të gjitha pretendimet ndodhen në zyrën e shefit të kabinetit për të marrë përgjigje. Por kjo vetëm pas kthimit të këtij të fundit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kërkesa
Krijimi dhe betimi i qeverisë së re i hapi rrugë një tjetër etape lidhur me rikonfigurimin e ekzekutivit në të gjitha nivelet e tij. Kështu, pas kësaj etape lind domosdoshmërisht nevoja e përzgjedhjes së emrave për nivelet e dyta drejtuese, ku sikundër është deklaruar veç partisë që drejton koalicionin, konkretisht PD-ja dhe partia e ftuar për bashkëqeverisje nga kampi i majtë, LSI-ja, forca parlamentare që do të kenë aksesin kryesor në përfaqësimin e posteve të tilla, një pjesë e mirë e tyre do të ketë dhe përfaqësues të partive aleate të demokratëve. Burime pranë kampit blu bënë me dije se ka qenë vetë kreu i ekzekutivit Sali Berisha që pak ditë më parë u ka drejtuar partive pjesë e koalicionit parazgjedhor “Aleanca e Ndryshimit” një kërkesë jozyrtare, në të cilën ka kërkuar të informohet për pretendimet e secilës parti sa i takon përfaqësimit të tyre në rang zëvendësministrash apo drejtorë drejtorish të rëndësishme. Në këtë kërkesë, edhe pse të pashkruar, kryeministri Berisha u ka vënë në dispozicion aleatëve të tij tri opsione përzgjedhjeje, ku kryesor është një post zëvendësministri dhe dy të tjerët drejtues në drejtori me jo pak potencial për vendin. Por këto poste nuk do të jenë të njëjta për të gjitha partitë e “Aleancës për Ndryshim”. Kriter bazë do të jetë pikërisht pesha elektorale e secilës parti në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Sidomos rezultati i marrë prej tyre në këtë garë, pasi në bazë të tij vetë Partia Demokratike pati benefitet e saj në përfitimin e një numri të konsiderueshëm mandatesh për në kuvendin e ri shqiptar.
Preferencat
Pas njohjes me kërkesën e ardhur nga kreu i qeverisë së re Sali Berisha, partitë e koalicionit të djathtë “Aleanca e Ndryshimit” nisën preferencat e tyre. Mësohet se pretendimet e aleatëve të PD-së janë në pritje të përgjigjes së kryeministrit të riemëruar, Berisha, por një gjë e tillë do të ndodhë vetëm pas kthimit të tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mbyllur në këtë mënyrë një tjetër etapë sa i takon piramidës së ekzekutivit në hallkat kryesore të tij. Megjithatë, jo të gjitha partitë do të jenë të kompensuara nga aleatja tyre kryesore lidhur me këtë çështje, pasi bazë do të jetë pikërisht përqindja që ka marrë secila prej tyre më 28 qershor. Për më tepër, krahasimisht me tabelën e rezultateve së këtyre partive është bërë dhe ndarja sipas rëndësisë së secilës. Në këtë mënyrë, nuk pritet që të gjitha partitë e këtij koalicioni, që në total kapnin numrin 15, veçuar këtu PD-në, të shpërblehen në mënyrë të barabartë.
Betimi
Anëtarët e Këshillit të ri të Ministrave pak ditë më parë bënë betimin në Presidencë, ku kreu i saj Bamir Topi u dorëzoi dekretet për emërimet përkatëse. Ishte kreu i ekzekutivit të ri Sali Berisha që firmosi i pari, duke u ndjekur nga numri dy i këtij kabineti. Kështu, Kryeministri zëvendëskryeministri dhe ministrat e kabinetit qeveritar, me dorë mbi Kushtetutë, bënë betimin para kreut të shtetit, i cili u dorëzoi dekretet e emërimit, duke u uruar njëkohësisht suksese në detyrën e rëndësishme.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR NË RANG VENDI
Nr. Subjektet zgjedhore Vota % Mandate
Koalicioni “Aleanca e Ndryshimit”
1. Aleanca Demokratike (AD) - 4.682 0,31% 0
2. Bashkimi Liberaldemokrat (BLD) - 5.008 0,33% 0
3. Lidhja Demokristiane Shqiptare LDK 6.095 0,40% 0
4. Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë (PAA) - 13.296 0,88% 0
5. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian (AMIE) - 1.043 0,07% 0
6. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet (ADS) - 1.067 0,07% 0
7. Partia Balli Kombëtar (PBK) - 5.112 0,34% 0
8. Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD) - 4.177 0,27% 0
9. Partia Demokracia e Re Europiane (PDRESH) - 2.111 0,14% 0
10. Partia Demokratike (PD) - 610.463 40,18% 68
11. Partia e të Drejtave të Mohuara e Re (PDMR) - 1.408 0,09% 0
12. Partia Forca Albania (PFA) - 319 0,02% 0
13. Partia “Lëvizja e Legalitetit” (PLL) - 10.711 0,71% 0
14. Partia “Ora e Shqipërisë” (POSH) - 786 0,05% 0
15. Partia për Drejtësi dhe Integrim (PDI) - 14.477 0,95% 1
16. Partia Republikane Shqiptare (PR) - 31.990 2,11% 1
Shuma: 712.745 46,92% 70