Titujt, kush nuk e humbet pronën
21/09/2009 Për tokat e liruara procesverbali i dorëzohet përgjegjësit të SAMT-it së qarkut
Komisioni vendor rishqyrton konfliktet mes palëve dhe merr vendim brenda 20 ditëve
Komisionet vendore kanë përcaktuar të gjitha kriteret dhe rastet kur qytetarit nuk i humbet e drejta e pronës. Procesi i verifikimit të titujve të pronësisë është duke vijuar në të gjitha zyrat vendore të hapura për këtë qëllim pranë prefekturave. Kriteret janë mjaft të qarta në këtë drejtim. Sipas tyre, asnjë person nuk rrezikon të humbasë të drejtën mbi pronësinë, nëse gjatë verifikimit vërtetohet se, më 1.8.1991 personi në emër të të cilit është lëshuar akti i marrjes së tokës në pronësi, ka qenë anëtar i kooperativës bujqësore dhe plotëson të gjitha kriteret e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave “Për kriteret e ndarjes së tokës bujqësore”.
Kriteret
Gjithashtu, kur verifikohet se sipërfaqja për të cilën më 1.8.1991 është lëshuar akti i marrjes së tokës në pronësi figuron në regjistrat e kadastrave vetëm me cilësinë e zërit “tokë bujqësore” (bimë arash, pemëtore, vresht, ullishte). Në këtë mënyrë, sipas kritereve të vendosura nga komisionet vendore për Verifikimin e Titujve të Pronësisë, do të quhen të ligjshme aktet e pronësisë, kur madhësia e sipërfaqes së dhënë për familjen bujqësore është mirëllogaritur si prodhim i normës për frymë të fshatit me numrin e frymëve të familjes, gjendje më 1.8.1991, në regjistrin e zyrës së gjendjes civile, pavarësisht shtesave ose pakësimeve të këtij numri në periudhën vijuese. Në rast se ka konflikte mes palëve, komisioni vendor rishqyrton, në rrugë administrative, konfliktet dhe mosmarrëveshjet ndërmjet palëve në rastet kur kjo është kërkuar me vendim të formës së prerë të organeve gjyqësore. Në këtë rast, komisioni vendor, brenda 20 ditëve nga data e vendimit të organeve gjyqësore, merr vendimin përfundimtar për zgjidhjen e konfliktit, përmbajtja e të cilit u njoftohet palëve. Komisioni gjithashtu evidenton madhësinë dhe vendndodhjen e sipërfaqes së tokës bujqësore, të liruara nga mbajtja dhe përdorimi i paligjshëm i tyre nga persona fizikë ose juridikë, pas procedurave të realizuara sipas përcaktimeve në ligjin për shqyrtimin e titujve të pronësisë. Për tokat e liruara, KV harton procesverbalin përkatës, në përmbajtje të të cilit pasqyrohen vendndodhja (fshati dhe komuna ose bashkia), numri kadastral i ngastrës, sipas regjistrit të SAMT-së dhe sipërfaqja në metër katror e shoqëruar me një planimetri manuale. Ky procesverbal i dorëzohet përgjegjësit të SAMT-it së qarkut përkatës.
Si funksionojnë komisionet
Komisionet vendore do të funksionojnë në bazë të mbledhjeve, të cilat do të thirren dhe do të drejtohen nga prefekti. Në mbledhje, prefekti mund të thërrasë edhe drejtues të institucioneve shtetërore që ushtrojnë veprimtari në juridiksionin e qarkut, drejtues të qeverisjes vendore, të cilët kanë lidhje dhe informacion me çështjet konkrete që shqyrtohen. Për çdo informacion, përveç relatorit përkatës ose grupit të punës që ka verifikuar çështjen, çdo pjesëtar i KV-së është i detyruar të shprehë mendimin e vet, i cili shënohet në procesverbalin e mbledhjes. Procesverbali nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e KV-së që janë pjesëmarrës në mbledhje.
Sipërfaqet bujqësore
Titujt e pronësisë që njihen në bazë të ligjit
Në bazë të ligjit do të njihen të gjithë titujt e pronësisë të dhëna për sipërfaqet që në datën 1.8.1991 kanë figuruar në regjistrat kadastrale, në zërin “Tokë bujqësore” dhe që janë përfshirë në territoret e administruara nga ish-kooperativat bujqësore deri në kohën e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 7501 “Për tokën”. Po kështu, do të njihen titujt e pronësisë për sipërfaqe të tjera të tokave bujqësore, të administruara nga ish-Ndërmarrjet Bujqësore dhe institucionet e tjera shtetërore, të kaluara për ndarje për fshatrat e ish-kooperativave bujqësore vetëm me miratim të ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit, deri në kohën e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 8337, datë 30.4.1998, “Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore, pyjore, livadheve dhe kullotave”. Qeveria gjithashtu ka parashikuar, që të njohë titujt e pronësisë mbi sipërfaqet e tokave bujqësore të ish-NB-ve, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 8053, datë 21.12.1995, “Për kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore”.
Kategoritë
Titujt e pronësisë që nuk do të jenë objekt i njohjes
Nuk janë objekt i dhënies së tokës në pronësi dhe i krijimit të titujve të pronësisë të gjitha sipërfaqet e tjera, që më 1.8.1991 nuk kanë figuruar në regjistrat kadastrale në zërin “Tokë bujqësore”, si pyje, livadhe, kullota, tokë pyjore dhe sipërfaqe të tjera të tokës jobujqësore. Gjithashtu në këtë kategori përfshihen edhe familjet fshatare ose individët, që faktikisht e përdorin tokën bujqësore dhe e shfrytëzojnë atë në kufijtë e pretenduar prej tyre, si pronë e parakolektivizimit dhe që nuk kanë pranuar të pajisen me aktin e marrjes së tokës në pronësi, mund ta kërkojnë dokumentacionin ligjor të pronësisë, sipas procedurave të përcaktuara në ligjin nr. 9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar. Sipas ligjit, nuk mund të bëhet kërkesë për t’u pajisur me dokumentacion pronësie kur sipërfaqja e tokës së pretenduar u është dhënë më parë në pronësi personave të tjerë, në bazë të dispozitave të ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”.
Marrja e vendimeve
Vendimet merren vetëm në praninë e anëtarëve dhe të prefektit. Procesi i marrjes së vendimeve është përcaktuar në ligj që të bëhet me votim të hapur. Vendimet do të quhen të vlefshme, atëherë kur votojnë pro më shumë se 50 për qind e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të KV-së. Prefekti nuk merr pjesë në votim, por është përgjegjës për mbarëvajtjen dhe respektimin e procedurave.
Verifikimet
Pas verifikimit të dokumentacionit zyrtar dhe veprimtarisë së kryer nga ish-komisionet e tokës së fshatit, komunës dhe ose bashkisë, si dhe komisioni i tokës së qarkut (ish-rrethi) në procesin e ndarjes së tokës, merr vendime për saktësimin e kufijve të tokës bujqësore, ndërmjet rretheve, brenda juridiksionit të qarkut, ndërmjet komunave dhe ose bashkive, brenda rrethit si dhe ndërmjet fshatrave, brenda territorit të komunës dhe bashkisë.
Konfliktet
Në rastet e zgjidhjes së konflikteve ndërmjet familjeve bujqësore ose individëve të një fshati, si dhe ndërmjet tyre dhe ish-komisioneve të ndarjes së tokës, sipas ligjit prefekti është i detyruar që t’u kërkojë kryetarëve të komunave ose të bashkive plotësimin e akteve të marrjes së tokës në pronësi, qoftë në rastet e familjeve bujqësore ose për individët e ish-kooperativave bujqësore.
Procesi i verifikimit të titujve
Ligji i miratuar nga qeveria parashikon mënyrën se si do të realizohet procesi i verifikimit të titujve të pronësisë, i cili ka rezultuar deri tani me disa bllokime të pronave të dhëna në mënyrë abuzive në disa komuna të vendit. Komisioni në fjalë do të drejtojë dhe do të mbikëqyrë veprimtarinë e komisioneve vendore të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë, nëpërmjet vendimeve që merren në mbledhje, akteve që përgatiten nga sekretariati i KQT-së, kontrolleve që ushtrohen nga KV-të, si dhe marrjes së informacionit për ndarjen e tokës nga struktura të ndryshme shtetërore dhe nga shtetas. Ky komision gjithashtu do të marrë vendime për zgjidhjen e konflikteve territoriale ndërmjet qarqeve për kufijtë e zërit kadastral të tokës bujqësore, si dhe do të shqyrtojë ecurinë e verifikimit nga KV-të për zbatimin e akteve të nxjerra gjatë periudhës së kryerjes së reformës së tokës nga ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Këto vendime kanë të bëjnë me kalimet ose ndryshimet e sipërfaqes së tokës bujqësore nga njëri qark te tjetri, nga njëra komunë ose bashki të tjera, nga njëri fshat te tjetri dhe të ndryshimeve të tjera të tokës, të destinuar për ndarje. KQT-ja gjithashtu u propozon organeve eprore dhënien e masave disiplinore dhe administrative ndaj drejtuesve të organeve të qeverisjes vendore dhe strukturave të tjera shtetërore, veprimtaria e të cilave lidhet me krijimin e titujve të pronësisë mbi tokën, për çdo rast, kur vëren moszbatimin e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet e tjera nënligjore, në zbatim të tij.
Avokati i Popullit kërkesë për shfuqizimin e ligjit për verifikimin e kufijve
Kushtetuesja shqyrton nesër tituj e pronësisë
Në gjykatë edhe kërkesa e shfuqizimit të ligjit që organizon kontabilistët
Me kërkesë të Avokatit të Popullit nesër Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë seancën e parë të shqyrtimit mbi kushtetutshmërinë e ligjit që parashikon verifikimin e titujve të pronësisë për tokat e marra me ligjin nr. 7501 ose të tokave të ish-fermave. Më 22 shtator Kushtetuesja ka përcaktuar në rendin e saj të punimeve shqyrtimin e kërkesës për “shfuqizimin si antikushtetues të ligjit nr. 9948, datë 7.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”. Po ashtu ky subjekt ka kërkuar edhe shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1269, datë 17.09.2008 “Për përbërjen, mënyrën e funksionimit dhe detyrat e përgjegjësitë e strukturave shtetërore të ngarkuara për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”. Avokati i Popullit, Emir Dobjani, ka bërë këtë kërkesë, pasi ka konstatuar se ligji në fjalë shkel gjashtë nene të Kushtetutës së Shqipërisë. Në seancën e nesërme trupa gjykuese do të vendosë mbi kërkesën e dytë të institucionit të Avokatit të Popullit mbi pezullimin e ligjit dhe vendimit deri në vendimmarrjen nga Gjykata Kushtetuese. Një javë më pas po ky institucion do të hapë gjykimin edhe për disa paragrafë të ligjit tjetër të qeverisë shqiptare: atë me nr. 7843 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i ndryshuar. Kërkesa sërish është depozituar nga Avokat i Popullit, i cili kërkon shfuqizimin e paragrafit të dytë dhe të tretë të nenit 10 të këtij ligji dhe pesë kërkesa të tjera për shfuqizim dhe pezullim udhëzimesh të Këshillit të Ministrave. Sipas ndryshimeve që i janë bërë ligjit, neni 10 parashikon fshirjen e regjistrimeve të kryera për një pronësi pas të parit. “Në rastet kur për të njëjtën pasuri janë bërë më shumë se disa regjistrime, të cilat nuk kanë rrjedhur nga njëra-tjetra, në përputhje me dispozitat e këtij ligji regjistruesi, me vendim të arsyetuar, i kërkon kryeregjistruesit të vendosë fshirjen e regjistrimeve të bëra pas regjistrimit të parë, kur ky i fundit është në përputhje me nenet 192-197 të Kodit Civil, duke bërë shënimin në kolonën përkatëse. Deri në nxjerrjen e vendimit të kryeregjistruesit për miratimin ose refuzimin e kësaj kërkese regjistruesi bën pezullimin e regjistrimit dhe mbi pasurinë nuk mund të kryhen veprime, si dhe njofton palët e interesuara brenda 10 ditëve”, - thuhet në këtë nen. Kjo dispozitë, sipas Dobjanit, bie në kundërshtim me nenin 41 të Kushtetutës dhe nenin 153 të Kodit Civil. “Mënyra e fshirjes së regjistrimeve nga ZRPP-ja në rrethe, sipas paragrafëve 1 dhe 2 të nenit 10 të këtij ligji, bie ndesh hapur me garancitë kushtetuese për pronën”, - thuhet më tej në kërkesë. Komuniteti Mysliman dhe Organizata Profesionale e Ekonomistëve janë të tjera subjekte që i janë drejtuar Kushtetueses për drejtësi. Ndërsa Komuniteti Mysliman kërkon shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të dy vendimeve të sistemit gjyqësor, Organizata Profesionale e Ekonomistëve kërkon shfuqizimin e ligjit nr. 10091, datë 5.03.2009.
Lista e gjykimeve
Subjekt: Komuniteti Mysliman
Kërkesa: Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën i vendimeve nr. 223, datë 23.02.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 737, datë 30.05.2008 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, Dhoma e Këshillimit.
Data e shqyrtimit: 24 shtator 2009.
Subjekt: Avokati i Popullit
Kërkesë: Shfuqizimin si antikushtetues të paragrafëve II dhe III të nenit 10 të ligjit nr. 7843, datë 13.07.1994 "Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme", me ndryshimet e bëra; shfuqizimin si antikushtetues të udhëzimit të KM-së nr.4, datë 21.11.2007 "Për miratimin e procedurës së fshirjes së regjistrimeve të kryera në kundërshtim me ligjin dhe të atyre që krijojnë mbivendosje, në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme"; shfuqizimin si antikushtetues të neneve 2 dhe 6 të udhëzimit të KM-së nr.1, datë 31.01.2007 "Për procedurat e regjistrimit në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme".
Data e shqyrtimit: 29 shtator 2009.
Subjekt: Organizata Profesionale e Ekonomistëve
Kërkesë: Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i ligjit nr.10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertëve kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar”; pezullimi i zbatimit të këtij ligji deri në gjykimin e çështjes nga Gjykata Kushtetuese; shpallja e papajtueshmërisë me Kushtetutën e RSH-së të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 625, datë 12.11.2001.
Data e shqyrtimit: 6 tetor 2009.